E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi PD hap fushaten zgjedhore me Lulzim Bashen si kandidat zyrtar per Tiranen

Ne Shqiperi partia demokratike hapi mbreme fushaten per kryeqytetin. Kandidati i saj ish ministri i Brendshem Lulezim Basha prezantoi edhe pikat e programit dhe premtimet e tij kryesore ndersa u perpoq qe ti qendronte larg nje debati me karakter politik me rivalin e tij kryetarin socialist Edi Rama i cili do te rikandidoje per nje mandat te katert. Ai deklaroi se kryeqytetit i nevojitet nje kryetar qe te punoje e mendoje vetem per bashkine duke u shprehur se rivali i tij ka hyre ne gare se kerkon te behet kryeminister.

Kandidati demokrat pe bashkine e Tiranes ish ministri i Brendshem Lulezim Basha duket se synon te shfaqet me nje profil te ndryshem dhe ta mbaje debatin per kryeqytetin larg ndikimit te konfliktit te gjate politik mes shumices dhe opozites. Kjo u duk edhe ne fjalen e kryeministrit Sali Berisha i cili u mor vetem duke ngritur vlerat e zotit Basha dhe shmangu cdo lloj sulmi ndaj zotit Rama aktiviteti i te cilit si kryetar Bashkie ne menyre te perseritur ka qene objekt i sulmeve te tij. Ne ndryshim nga fushatat e tjera te pakten me ate cka u pa mbreme  zoti Basha ka zgjedhur te perqendrohet ne problemet e shumta te Tiranes por jo duke i vene shenjen e mohimit gjithshkaje pavaresisht tablose se zymte qe ai i beri kryeqytetit vecanerisht per drejtimin ne vitet e fundit

Realiteti i sotem eshte perhere e me rraskapites per banoret e Tiranes. Vendet e punes jane te pakta cmimet e strehimit te larta bllokimet e trafikut te perhershme ndotja e gjithepranishme parqet dhe lulishtet te pamjaftueshme shkollat te mbingarkuara taksat bashkiake teper te larta dhe korrupsioni mjaft i perhapur.

Socialistet e kane bere te qarte se keto zgjedhje do te jene per ta nje test force me shumicen pas dy vjet perplasjesh te gjata me shumicen duke i meshuar faktit se perballja e tyre eshte ne fakt perballje me qeverine e kryeministrit Sali Berisha. Dhe kandidati demokrat duket se kerkon pikerisht te devijoje betejen per Tiranen nga kjo linje e shtruar prej opozites

Qytetaret e Tiranes presin me shume se britma indinjate dhe beteja politike. Problemet e qytetit jane teper te medha sfidat e tyre teper urgjente dhe bastet per te ardhmen tone teper te larta per te lejuar teatrin politik te radhes te vazhdoje te shfryje plot mllef dhe hipokrizi.  Sot eshte koha per t u ndare nga keto shfaqje njehere e mire. shte koha per tju perveshur punes per te vene Tiranen te paren njerezit te paret. Prandaj sot nuk vij para jush per tju ndare ne nje beteje tjeter politike. Perkundrazi ju ftoj sonte nga kjo foltore te bashkohemi per ta vene Tiranen te paren per te ndertuar se bashku te ardhmen europiane te ketij qyteti.

Zoti Basha renditi mbreme piketat dhe premtimet e tij per kryeqytetin

Une do punoj per te luftuar cmimet e larta ne kete qytet. Akti im i pare do jete krijimi i nje Agjensie Bashkiake te Mbrojtjes se Konsumatorit. Akti im i dyte si Kryebashkiak do te jete krijimi i  TaskForces per Punesimin. Misioni im eshte hapja e 30 mije vendeve te punes ne dy vitet e ardhshme. Si Kryebashkiaku juaj une do te heq rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do te ul 2 deri ne 5 here taksat dhe tarifat qe mbesin. Ne duhet te ndertojme me shume shkolla. Ne kemi nevoje te investojme ne infrastrukture. Tirana ashtu si cdo kryeqytet Europian do te kete tramvajin e saj. Une angazhohem sot para jush per ndertimin e nje Parku tjeter te Madh te Tiranes.

Demokratet pritet te mblidhen neser ne keshillin kombetar per te diskutuar mbi kandidaturat e tjera ne bashkite dhe komunat e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›