E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti i Maqedonisë mblidhet sot për emrin

Parlamenti i Maqedonisë pritet që sot të fillojë debatin për rezolutën e propozuar për çështjen e emrit. Çështja e emrit është një nga pikat e fundit të seancës së 27 parlamentare, e propozuar nga një parti minore opozitare, Partia e Re Social Demokrate (PRSD).

Fillimi i debatit për këtë çështje është nga burime të partisë shqiptare në pushtet BDI-së. Ndërsa Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski nuk ka vërtetuar zyrtarisht për fillimin e debatit për çështjen e emrit, pas rezolutës së propozuar nga opozita.

Propozimi i kësaj rezolute vjen pas asaj për njohjen e Kosovës nga Shkupi zyrtar, me ç`rast kërkohet unitet gjithëpartiak dhe hartimi i një strategjie të përbashkët për çështjen e emrit. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›