E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parlamenti i Sri Lankës vendosë datën 20 korrik për zgjedhjen e presidentit të ri

Parlamenti i Sri Lankës do të mblidhet më 15 korrik dhe president i ri do të zgjidhet më 20 korrik, tha të hënën kryetari i parlamentit, ndërsa presidenti Gotabaya Rajapaksa planifikon të japë dorëheqjen të mërkurën mes një krize shkatërruese ekonomike, raporton Reuters.

“Nominimet për presidentin e ardhshëm do të paraqiten në parlament më 19 korrik. Më 20 korrik parlamenti do të votojë për të zgjedhur një president të ri,” tha kryetarja Mahinda Yapa Abeywardena në një deklaratë.

“Gjatë takimit të liderëve të partive të mbajtur sot, u ra dakord se kjo ishte thelbësore për të siguruar një qeveri të re gjithëpartiake në përputhje me Kushtetutën dhe për të çuar përpara shërbimet thelbësore.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›