Parlamenti i ri apartament 250 m2 per kryetarin

Nisur nga eksperienca te tjera evropiane eshte menduar qe brenda godines se Kuvendit te kete edhe nje apartament pritje-banimi te Kryetarit te Kuvendit ku ne raste te vecanta
Kompleksi i ri parlamentar do te jete nje ambient me se i denje per ligjvenesit e zgjedhur nga populli. Do te jete nje nga parlamentet me te bukura - pohoi Kryeministri Sali Berisha ne seancen e fundit plenare. Ambientet teresisht sipas standardeve evropiane parashikohen me detaje ne projektin e kompleksit te ri parlamentar. Nje pjese e rendesishme e ketij komoditeti do te jete edhe apartamenti per Kryetarin e Kuvendit. Nje hapesire prej 250 m2 do te jete teresisht ne dispozicion te Kryetarit te Parlamentit i cili mund ta vere ne dispozicion te drekave apo darkave qe do te shtroje per delegacione te ndryshme.
Apartamenti per kryetarin
Nisur nga eksperienca te tjera evropiane eshte menduar qe brenda godines se Kuvendit te kete edhe nje apartament pritje-banimi te Kryetarit te Kuvendit ku ne raste te vecanta kur Parlamentin e vizitojne homologe te parlamenteve te tjera Kryetari i Kuvendit shtron nje dreke apo darke te ngushte ne apartamentin e tij - thuhet ne projektin per kompleksin e ri parlamentar. Ekzistenca e nje apartamenti per kryetarin brenda ambienteve te Kuvendit eshte nje ide krejtesisht e re per vendin tone. Apartamenti pritje-banim per kryeparlamentarin do te kete nje hapesire prej 250 m2. Pervec tij do te jete edhe kabineti i Kryetarit te Parlamentit me nje siperfaqe prej 400 m2. Ne kete hapesire do te perfshihet zyra e Kryetarit te Parlamentit paradhoma e zyres nje ambient pritjeje per personat qe do te hyjne ne takim me Kryetarin e Kuvendit nje salle pritjeje relativisht e madhe ku kryeparlamentari do te prese homologe delegacione apo personalitete te ndryshme. Jo me pak kujdes u eshte kushtuar edhe nenkryetareve te Parlamentit te cilet do te kene kabinetet perkatese po ashtu edhe sekretari i pergjithshem. Parashikohen 5 kabinete te tilla me hapesire 120-150 m2.
Kompleksi i ri parlamentar i cili do te ndertohet atje ku sot eshte Qendra Nderkombetare e Kultures pritet te perfundoje brenda nentorit te vitit 2012 me rastin e 100-vjetorit te pavaresise se shtetit shqiptar. Nderkohe qe Qendra Nderkombetare e Kultures e njohur nga te gjithe si Piramida do te vijoje te ekzistoje deri me 20 shkurt te vitit 2001 me tej do te shembet per tu ngritur tempulli i ligjvenesve. Shembja e saj ka shkaktuar jo pak debate mes mazhorances dhe opozites. Socialistet kane dale kunder prishjes se Piramides te konsideruar si muzeu i diktatorit Enver Hoxha.
Stafi i Kuvendit te ri 78 punonjes me shume
Kuvendi i ri do te jete edhe me aktiv dhe funksional. Madje do te shtohen edhe fushat e veprimtarise se tij cka ben te nevojshme shqimin e stafit. Keshtu thuhet ne projektin e ri ku parashikohet shtimi i numrit te punonjesve nga 222 ne 300 persona. Shtimi i stafit per pasoje rrit edhe hapesirat ne dispozicion te tij.
Sherbim mjekesor per ligjvenesit
Perfaqesuesit e popullit ne Kuvendin e Shqiperise por edhe gjithe administrata apo te ftuarit ne ambientet e Parlamentit do te kene nje sherbim te plote ne dispozicion te tyre. Ne kete sherbim perfshihet edhe kujdesi mjekesor. Ne projektin per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar parashikohet nje ambient i posacem qe do te sherbeje per sherbimin mjekesor. Ky ambient do te jete rreth 50 m2 dhe do te jete gjate gjithe kohes aktiv per cdo sherbim mjekesor. Ka pasur disa raste gjate viteve te fundit kur ka qene i nevojshem sherbimi mjekesor. Gjendja jo e mire e deputeteve apo edhe e personaliteteve te ftuara ne komisionet parlamentare ka bere te nevojshem thirrjen e urgjences. Me kete sherbim te ri nuk do te jete me nevoja qe te rrihet ne pritje edhe per ndihmen e shpejte mjekesore.
Zgjerohen zyrat e komisioneve behen salla
Komisionet parlamentare me ngritjen e kompleksit te ri parlamentar do te funksionojne me se miri. Kjo per faktin e thjeshte se hapesira ne dispozicion te tyre do te jete me se e mjaftueshme per te zhvilluar ne menyre normale mbledhjet. Zyrat aktuale te komisioneve parlamentare shpesh jane bere problematike per shkak te pamundesise per te levizur lirshem deputetet te ftuarit apo operatoret e gazetaret. Madje levizja e vazhdueshme e mikrofonave shpesh ka krijuar pakenaqesi te ligjvenesit. Ky problem do te zgjidhet teresisht tani. 13 sallat e komisioneve parlamentare do te kene hapesira te percaktuara per deputetet kryetarin e komisionit stafin mbeshtetes keshilltaret sekretaret redaktore apo dhe specialistet qe vijne per te mbrojtur projektligjet. Jo vetem kaq por per te gjitha sallat e komisioneve do te kete sistem audio-konference me votim. Gjithashtu do te kete sistem televiziv ne te gjitha sallat e komisioneve ne menyre qe te zgjidhet problemi i medieve qe duan te regjistrojne mbledhjet e komisioneve parlamentare.
100 zyra per te zgjedhurit e popullit
Projekti i vjeter i zyrave per deputetet duket se tashme do te jete pjese integrale e projektit te ri. Ideja e hedhur shume kohe me pare qe per cdo dy ligjvenes te kishte nje zyre te posacme do te vihet ne zbatim ne kompleksin e ri parlamentar. Kohe me pare ne ambientet e Kryesise se Kuvendit kishte nisur pergatitja e zyrave te reja per ligjvenesit por tashme gjithcka eshte pezulluar me vendimin per ngritjen e kompleksit te ri parlamentar. Do te jene rreth 100 zyra ne dispozicion te ligjvenesve duke ofruar keshtu standardet qe kane edhe parlamentet bashkekohore. Kemi menduar qe ne nje zyre te jene jo me shume se dy deputete. Jane menduar zyra edhe per grupet parlamentare qe jane relativisht zyra te medha. Natyrisht qe numri i tyre eshte variabel ne varesi te faktit se sa grupe ka ne nje legjislature por ne kemi parashikuar me tolerance - thuhet ne projekt.
Parking nentokesor per 400 automjetet e Kuvendit
Problemet e parkimit jane menduar te zgjidhjen me nje parking nentokesor per kompleksin e ri parlamentar. Projekti sqaron se mbeshtetur ne situaten ekzistuese te rrjetit te qytetit te Tiranes detyra e projektuesve eshte te parashikojne ndertimin e parkimit nentokesor te mjeteve qe i sherbejne parlamenti i cili te komunikoje ne menyre organike si me ambientet e zyrave ashtu edhe me sallen e seancave plenare. Numri i automjeteve qe eshte parashikuar te parkohen eshte rreth 400 duke qene se eshte menduar te kete nje kapacitet te tille do te beje te mundur jo vetem krijimin e lehtesive te nevojshme per deputetet e Parlamentit por ne te njejten kohe do te kete ndikim te drejtperdrejte ne lehtesimin e trafikut ne bulevardin Deshmoret e Kombit apo ne rruget qe rrethojne godinen.