Rama tradhton aleatet dhe ulet ne tryeze si gjithe te tjeret

Kryetari i Partise Socialiste ia mbiu dje ne tryezen e partive politike per reformen e re zgjedhore ne kundershtim me vendimin e 3 diteve me pare te aleateve te majte. Lajmi se opozita do te bojkotoje kete tryeze nisme kjo e kryeministrit te vendit Sali Berisha nuk krijoi asnje peshtjellim apo hatermbetje ne radhet e organizatoreve por perkundrazi krijoi idene e nje nisme zyrtare per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme. Ne kete sens deklarata e 3 diteve me pare e miratuar ne tryezen e aleateve te PS-se dhe e suportuar fuqishem nga eksponente te majte dhe jo te majte si Skender Gjinushi Paskal Milo dhe Spartak Ngjela me Prec Zogajn u neperkemb dje ne pak minuta kur Rama hyri ne ambientet e kryesise se Kuvendit. Tryeza e therritur nga Partia Demokratike mblodhi rreth vetes perfaqesuesit politik te forcave parlamentare shoqerine civile dhe prezencen e OSBE-se ne Tirane por nuk la jashte Partine Socialiste megjithese kjo mund te trajtohet si nje tradhti e Edi Rames ndaj besnikeve te tij. Edhe pse kjo eshte e dukshme si dhe e njohur boterisht nuk perben aspak surprize fakti i shperfilljes se mbeshtetesve ne nje kohe kur Spartaku apo Preci pa harruar dhe Gjinushin me Rucin presin rifillimin e protestave apo te revoltave popullore sic do ti konsideronte me zgjuarsi Ngjela. Aleatet mund te konsiderojne te marre vendimin e Rames per tu lsquomartuar por po aq te marre mund te cilesojne edhe pjesemarrjen e djeshme te tij ne tryezen e Berishes megjithese atyre u kish thene 3 dite me pare se do kete konsensus pa transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Nuk dihet nese mes aleteve ka filluar ndonje krisje por i vertete eshte fakti se celebrimi martesor i Edi Rames ngjalli pakenaqesi ne radhet e te shpresuarve per zgjedhje te parakohshme. Gjithashtu edhe pjesemarrja e djeshme ne tryeze ka rritur tensionin e konfuzitetit ne radhet e aleateve. Tani ata jane duke menduar se dy levizje ne pak dite jane dy lsquoshaka qe bejne nje te vertete. E thene shkurtimisht te ashtuquajturit aleate nuk jane vertete te tille ne kuptimin e vertete te fjales por thjesht disa te keqperdorur per interesa te ngushte te liderit dhe qe flaken tutje ne momentin kur per te sperbejne interes aq me teper kur behet fjale per reformen zgjedhore. Edi Rama njihet si lsquoarmiku i partive te vogla parlamentare. Zhdukja e tyre ka qene nje nga misionet e tij edhe ne hartimin e kodit elektoral per zgjedhjet e kaluara.
...