Aleatet kerkojne ndryshime ne Kodin Zgjedhor
Ne takim moren pjese te gjitha partite parlamentare edhe pse vetem PBDNJ dhe PDU-ja ishin te perfaqesuara nga vete kryetaret. Ne tryezen e thirrur nga kryeministri Berisha per reformen zgjedhore mungoi kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta dhe republikani Fatmir Mediu te cilet u perfaqesuan nga Luan Rama dhe Arjan Madhi.
Kryetari i PDU-se Shpetim Idrizi uroi qe oferta e PS-se te jete e pranueshme per mazhorancen dhe qe procesi te jete sa me transparent. Nderkohe Idrizi kerkoi pjesemarrjen e te gjithe aktoreve politike ne reformen zgjedhore pavaresisht ndikimit te tyre. Padyshim qe kjo tryeze do te filloje pune menjehere dhe shpresoj qe oferta e kryetarit te PS-se do te merret ne konsiderate.
Nese ne pershendesim nje proces konsensual mes dy forcave politike ne mendojme se spektri politik shqiptar ka nevoje qe nepermjet Kodit Zgjedhor te garantoje pranine e forcave te vogla politike ne baze te peshes specifike te tyre - tha ai. Nderkohe Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama deklaroi se procesi per reformen zgjedhore duhet te jete transparent dhe te ngrihet mbi interesat partiake.
Mendojme qe ky proces eshte i rendesishem te jete konsensual per te mberritur te ndryshimi apo te permiresime qe jo vetem permiresojne bazen ligjore por garantojne ate standard apo ate cilesi zgjedhjesh qe presin te gjithe qytetaret.
Ky proces eshte i rendesishem te jete edhe transparent - theksoi Luan Rama. Ne tryeze ishin te pranishem edhe perfaqesues nga shoqeria civile si Shoqata per Kulture Demokratike Agjencine per Administrimin e Zgjedhjeve ECA Organizaten KRIIK Albania Grupin Shqiptar te te Drejtave te Njeriut Institutin Shqiptar per Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhor.
Kreu i PBDNJ-se i kerkoi kryeministrit Berisha qe te jape doreheqjen pasi ka e zhytur vendin ne krize te gjithanshme
Dule Vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme
Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule ka qene me i ashpri ne tryezen e mbledhur per reformen zgjedhore. Kreu i PBDNJ-se akuzoi kreun e qeverise se e ka zhytur vendin ne nje krize te thelle politike dhe ekonomike. Per aleatin e Rames zgjidhja e vetme eshte rrezimi i qeverise dhe pergatitja e vendit per zgjedhje te parakohshme.
Duhet te beni ate qe gjithsecili me kredencialet tuaja do te bente. Do ti hapte rrugen zgjedhjeve te lira te ndershme - theksoi Dule. Deputeti Dule i kerkoi Berishes qe te jape doreheqjen pasi sipas tij nje qeveri e cila eshte e rrethuar nga skandalet nuk duhet qe te qendroje me.
Sipas kreut te PBDNJ-se arsyeja e mbledhjes e insistimit te mazhorances per nisjen e reformes zgjedhore eshte tregues se zgjedhjet e kaluara parlamentare kane pasur probleme. Ju jeni ketu dhe na keni sjelle ketu edhe neve sepse e kuptoni se Kodi do ndryshuar se zgjedhjet nuk ishin te bardha.
Po te ishin zgjedhjet e bardha nuk do te kishte nevoje per ndryshime te Kodit prandaj zoti kryeminister duhet qe ne fillim te ndodhe renditja racionale e nje procesi - tha ai. Aleati i vetem i socialisteve ne parlament akuzoi kreun e qeverise se po qendron ne krye te qeverise te dale nga zgjedhjet e deligjitimuara te qershorit 2009.
Sipas Dules kreu i qeverise e ka kthyer qendrimin ne pushtet te kesaj qeveria qellim ne vetvete dhe jo qellim qeverisjeje duke e kthyer demokracine ne vend jofunksionale.