E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti mblidhet pasdite, Rama prezanton programin qeverisës

TIRANË-Seanca parlamentare e parashikuar për sot paradite në orën 11:00 u shty për pasdite, ora 18:00.
Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit të Kuvendit. Në seancën e pasdites pritet të prezantohet programi i qeverisë së re.

Do të jetë kryeministri i dekretuar, Edi Rama,që do të prezantojë sot në Kuvend programin e qeverisë për periudhën 2013-2017.

Një ditë më parë koalicioni i majtë në pushtet publikoi programin, i cili pritet t’i nënshtrohet sot debatit në Parlament për t’i hapur më pas rrugën votimit të kabinetit të ardhshëm qeveritar të kryesuar nga z. Rama.

Programi, i ndërtuar mbi pesë kapituj, nis me integrimin europian, rolin e Shqipërisë në Ballkan, sigurinë dhe shtetin e së drejtës për të vijuar me zhvillimin ekonomik dhe shërbimet publike.

Programi shoqërohet nga një hyrje e kryeministrit Rama, i cili thekson se misioni i së majtës është që "të të ecë më shpejt për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër” dhe se vlerat mbi të cilat ajo do të mbështetet do të jenë Liria, Përgjegjësia dhe Solidariteti.

Një ditë më parë, Partia Demokratike tha se, socialistët ende nuk u kanë sjellë zyrtarisht një kopje të programit qeverisës dhe se ata kanë nevojë për më shumë kohë që të përgatisin diskutimet. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha dje se, socialistët rikthyen metodat e tyre të vjetra të punës, duke shkelur të drejtat e opozitës, vetëm pak minuta pasi premtuan publikisht nga tribuna e Parlamentit se do t'i respektonin ato. 

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Programi, 4 deputetë-Edi Ramës: T’i japim PD-së kohën të përgatitet PROGRAMI NE PDF I QEVERISE RAMA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›