E Diel, 1 Nëntor 2026

U plagos në 23 qershor, Mëhill Fufi deputet i PD

LEZHE- Deputeti i PD-së në Qarkun e Lezhës, Vasil Bici ka dhënë dje dorëheqjen nga mandati i tij duke refuzuar të bëjë betimin në Kuvend. Deputeti i ri i demokrat tashmë do të jetë Mëhill Fufi, i cili u plagos në zgjedhjet e 23 qershorit.

Në një prononcim për mediat ai deklaroi dje se “do të përfaqësoj në mënyrë dinjitoze banorët e Qarkut të Lezhës. Do jem një zë i fuqishëm që do mbroj zgjedhësit e mi. Nuk mund të them se do t’i mbajmë të gjitha premtimet pasi jemi në opozitë”, - tha Fufi.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›