E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti mblidhet pasdite, kryeministri Edi Rama prezanton programin qeverisës

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet të mërkurën rreth orës 18:00 në seancën e 3-të të Legjislaturës së re, ku kryeministri i dekretuar, Edi Rama, pritet të prezantojë programin e qeverisë për periudhën 2013-2017.

Parlamenti pritet të nisë punimet rreth orës 18:00 të pasdites së sotme. Seanca në fakt ishte parashikuar të zhvillohej më orën 11:00 të ditës se sotme, por pas Konferencës së Kryetarëve zhvilluar sot, kryeparlamentari Ilir Meta dhe dy krerët e grupeve parlamentare Ruci dhe Paloka kane rënë dakord që seanca e parashikuar për mesditën e sotme të shtyhet për pasdite, ku kryeministri Rama do të prezantoje programin qeverisës.

Sipas burimeve pranë kryetarit të Kuvendit takimi i sotëm mes Metës-Rucit dhe Palokës cilësohet si një takim konstruktiv. “Në konsultim me kryetarët e Grupeve Parlamentare u konkludua që seanca plenare e caktuar për në orën 11:00, do të zhvillohet në orën 18:00, ku do të prezantohet programi i qeverisë për periudhën 2013-2017 nga Kryeministri i dekretuar, Edi Rama”- thuhet ne njoftimin e sotëm zyrtar te Kuvendit. Ndërkaq, është rënë dakord gjithashtu që seanca debat për programin e ri qeverisës të zhvillohet pas dy ditësh. 

Programi
Një ditë më parë koalicioni i majtë në pushtet publikoi programin, i cili pritet t’i nënshtrohet sot debatit në Parlament për t’i hapur më pas rrugën votimit të kabinetit të ardhshëm qeveritar të kryesuar nga z. Rama. Programi, i ndërtuar mbi pesë kapituj, nis me integrimin europian, rolin e Shqipërisë në Ballkan, sigurinë dhe shtetin e së drejtës për të vijuar me zhvillimin ekonomik dhe shërbimet publike.

Programi shoqërohet nga një hyrje e kryeministrit Rama, i cili thekson se misioni i së majtës është që "të të ecë më shpejt për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër” dhe se vlerat mbi të cilat ajo do të mbështetet do të jenë Liria, Përgjegjësia dhe Solidariteti.

Një ditë më parë, Partia Demokratike tha se, socialistët ende nuk u kanë sjellë zyrtarisht një kopje të programit qeverisës dhe se ata kanë nevojë për më shumë kohë që të përgatisin diskutimet. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha dje se, socialistët rikthyen metodat e tyre të vjetra të punës, duke shkelur të drejtat e opozitës, vetëm pak minuta pasi premtuan publikisht nga tribuna e Parlamentit se do t'i respektonin ato. 

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera  Malaj: Fakti që opozita përqendrohet tek premtimet elektorale, pabesi Duka: PS ka ndryshuar programi, nuk janë premtimet që bëri në fushatë Halimi: Rama fillim antikushtetues, paraqet programin bashkë me kabinetin Programi, 4 deputetë-Edi Ramës: T’i japim PD-së kohën të përgatitet Stano: KE pret konsensu nga parlamenti i ri. Jetike për integrimin Ndoka: Edhe për votimin e qeverisë mund të ketë rrjedhje të votave nga opozita PROGRAMI NE PDF I QEVERISE RAMA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›