Vrasja e 22-vjecarit rikthen trazirat në rrugët e Stambollit
TURQI- Pas një qetësie në rrugët e Stambollit trazirat janë rikthyer sërish. Shkak për këtë është bërë vdekja e një demonstruesi 22-vjeçar.
Sipas dëshmitarëve Ahmet Atakan është qëlluar me një bombol me gaz lotsjellës, ndërsa autoritet deklarojnë se 22-vjeçari është rrëzuar nga çatia e një shtëpie. Nuk dihet se cila nga palët kanë të drejtë teksa Ahmet Atakan ka humbur jetën.
Kjo ka shkaktuar një konflikt mes qeverisë dhe atyre që e kritikojnë qeverinë, kritikët protestojnë në rrugë ndersa policia mbron interesat e qeverisë.
“Përsëri demonstruesit akuzojnë policinë se po vepron me një ashpërsi të tepruar kundër mitingjeve në fakt jo agresive. Në Stamboll të dyja palët janë përleshur ashpër deri në orët e mëngjesit të së mërkurës”, shkruan Deutsche Welle.
Atakani, që u vra të hënën në mbrëmje (09.09.2013), është demonstruesi i gjashtë, që vritet që prej fillimit të manifestimeve kundër qeverisë në qershor. Edhe një polic është vrarë në protestat, që u shkaktuan për shkak të një projekti ndërtimi të qeverisë në parkun Gezi të Stambollit.
Përfaqësues të qeverisë dhe të lëvizjes së protestës parashikuan se në shtator me fillimin e semestrit të dimrit në universitetet e vendit do të priteshin tensione të reja. Pritet një "vjeshtë e nxehtë" në Turqi.
(a.h/BalkanWeb)