E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi qeverisës: Malaj: Fakti që opozita përqendrohet tek premtimet elektorale, pabesi

TIRANË- Arben Malaj, ish ministri i Financave i ftuar në rubrikën “Opinion” në TVNEWS24, gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren Nisida Tufa e ka cilësuar ‘pabesi’ përqendrimin e opozitës tek premtimet elektorale të PS, pasi sipas tij programi qeveris kalon në disa hapa para se të dërgohet në Parlament për miratim.

Sipas Malaj, nëse do rendej pas plotësimit të premtimeve elektorale do të kenë dobësim të financave dhe impaktit ekonomik të vendit.

“Forcat politike kanë programin e tyre politike. Dokumenti i dyte është programi elektoral dhe me ardhjen në pushtet është programi qeverisës. Po ti shohësh këto 3 dokumenta, programi qeverisës i ka këto dokumenta. Programi qeverisës është i ndërthurur. Fakti që opozita fokusohet tek premtimet ka të bëjë me pabesi. Duke qenë se në programin elektoral pati premtime të caktuara për uljen e taksave, për skemën e shëndetësisë dhe bujqësinë duket se situata ekonomike është e pamundur të plotësohen në mënyrë të menjëhershme dhe të gjitha. Por, kjo nuk ka pse ta dëmtojë mazhorancën. Nëse do rendej pas plotësimit të premtimeve elektorale do të kenë dobësim të financave dhe impaktit ekonomik të vendit. Elementi thelbësor në program duhet të ishin taksat. Më rëndësi që të tregohet jo vetëm se mazhoranca plotëson premtimet, por me rëndësi dhe për biznesin. Momenti tjetër është momenti i ardhjes së buxhetit”, tha Malaj. 

“Buxheti që po vjen do jetë shumë më i përkeqësuar, që do e detyrë qeverinë të ketë këndvështrim më zbutës si do e ulë borxhin dhe deficitin, që ajo të duket në pjesën e dytë të mandatit. Kjo vjen për shkak se ato janë shumë të larta”, komentoi Malaj, gjendjen në të cilën qeveria ‘Berisha’ la buxhetin e vendit. 

Malaj i ka bërë thirrje qeverisë “Rama”, që të nisë punën që në d100 diët e para të saj, duke i rekomanduar ngritjen e grupeve të punës.Në 100 ditët e para qeveria duhet të ngrinte grupet e punës, për shembull, reforma administrative, duhet ti futet punës menjëherë. Për një pjesë të madhe mazhoranca i ka numrat. Problemi është nëse do i bëjë të sforcuara apo do synojë që edhe opozita të ndjehet e vlerësuar. 

Mbledhja e parlamentit...
“Ajo që presin shqiptarët është që ambienti politik të jetë në ambient ku ka më shumë debat pozitiv se bojkote dhe ngërce të kota. Pozitive është se iu tha dhe fleksibiliteti PD që kërcënoi me bojkot. Do ishte mesazhi më i keq nëse kthehej në fjalimin politik, elementi bojkot. Numra te mëdha që ka mazhoranca duhet të kthehen në funksionim sa më të qetë të institucioneve. Edhe opozita duhet të bëhet bashkëpunuese. Mazhoranca ka bërë aleancë me votuesit. Ndërkohë që opozita duhet të bëjë korrigjimet e nevojshme dhe të krijojë një profil të ri politik”.

Votimi për Metën...
“Fakti që nuk ka kandidaturë alternative, unë parimisht kam qenë kundër disiplinës formale. Është votim norma për kryeparlamentar. Nuk është koncepti i politikës për të gjetur ‘tradhtarët’, duhet të harxhojmë më pak kohë për negativitet. Gjuha negative ushqen negativitetin”.

Si e shihni marrëdhënien mazhorancë-presindet?
“Besoj se do jenë më të qeta se mendohet. Aty ku Kushtetuta i ka ndara raportohet cdo forcim i mazhorancës ushqen kriza. Presidenti e ka të pamundur të keqpërdorojë funksionet e tij. Cdo provokim i raportit për të acaruar atë është kosto për mazhorancën”.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Duka: PS ka ndryshuar programi, nuk janë premtimet që bëri në fushatë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›