Parlamenti miraton shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, me votim nominal, Parlamenti ka miratuar shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta për shkak të shkeljeve të rënda të Kushtetutës.
Ilir Meta është presidenti i parë i shkarkuar në historinë e Shqipërisë, edhe pse fjalën e fundit llidhur me këtë vendim do ta thotë Gjykata Kushtetuese.