Parlamenti serb voton pro MSA
Autori i Lajmit: red.
Parlamenti në Serbi ka ratifikuar një dokument të rëndësishëm të BE-së, në një hap të rëndësishëm drej anëtarësimit.
Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim u përkrah nga 139 deputetë, ndërsa 26 votuan kundër.
Megjithatë, ajo duhet të mbështetet dhe nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së, disa prej të cilave nuk janë të kënaqura me bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën e Hagës.
Ndërkohë, deputetët gjithashtu votuan pro një marrëveshje me Moskën që do i japë Gazpromit rus kontroll mbi firmën shtetëtore serbe të naftës.
Ndarje mes radikalëve
BE ka qenë një çështje ndarëse në Serbi, duke shkaktuar pjesërisht edhe rënien e qeverisë më herët këtë vit.
Arrestimi në korrik i ish-udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç u konsiderua një inkurajim për dëshirën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.
Megjithëse, Brukseli thotë se edhe aleati i Karaxhiçit, Ratko Mlladiç duhet të dorëzohet para se Serbia të anëtarësohet.
Çështja e BE-së gjithashtu shkaktoi edhe ndarje në mes partisë Radikale Serbe të opozitës, duke çuar në dorëheqje të udhëheqësit, Tomislav Nikoliç.
Javën e kaluar në një kthesë prej 360 gradësh, ai angazhoi partinë e tij nacionaliste në përkrahje të Marrëveshjes.
Por kjo çoi në kritika të ashpra prej shumë prej anëtarëve të Partisë së tij, duke detyruar atë të largohet dhe të formojë fraksionin e tij.
Ndërsa përkrahësi i vijës së ashpër, Dragan Todoroviç mori drejtimin e Partisë Radikale Serbe.
Nacionalistët e vijës së ashpër janë zemëruar nga përkrahja që disa shtete të BE-së i kanë dhënë pavarësisë së Kosovës si dhe këmbëngulja e këtyre shteteve për të ndjekur të dyshuar për krime lufte në Serbi.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008