E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria dhe Kosova bashkë për energjinë

Autori i Lajmit: red.
Ministrja e Energjisë dhe Minierave të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i Shqipërisë, Genc Ruli, të martën, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit Ndërshtetëror.
Ministri Ruli, i cili në Kosovë po qëndron me ftesën e ministres Shiroka-Pula, ka deklaruar se me nënshkrimin e këtij Memorandumi Shqipëria dhe Kosova do të zgjerojnë në të ardhmen edhe më shumë bashkëpunimin ndërshtetëror, në veçanti në sektorin e energjisë edhe pse bashkëpunimi mes dy vendeve nuk ka munguar.
“Ne gjatë dimrit i japim energji Kosovës, kurse gjatë verës marrim energji elektrike nga Kosova. KESH-i dhe KEK-u kanë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, madje duke i tejkaluar edhe kompetencat politike”.
Ruli po ashtu tha se Kosova është para projekteve madhore në sektorin e energjisë, ndërsa Shqipëria ka një dominant të projekteve energjetike, sepse pritet të ndërtohen disa hidrocentrale, ndërsa njëri prej tyre planifikohet t i prodhojë deri në 500 MW energji elektrike.
“Mendoj që partneriteti dhe bashkëpunimi mes nesh do të jetë edhe më i madh tani e tutje. Jemi duke i analizuar të gjitha investimet e mundshme në sektorin e energjisë për ngritjen e kapaciteteve të reja, ngase Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të mbesin dy vendet në rajon që ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike apo furnizim të pamjaftueshëm”.
Në anën tjetër ministrja Justina Shiroka-Pula tha se pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit Ndërshtetëror, do të zgjerohet edhe më shumë.
“Ne po ballafaqohemi me sfida që po na presin, të cilat në të ardhmen me ndërtimin e kapaciteteve energjetike do t i tejkalojmë”.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›