Mal i Zi, radikalizohet qëndrimi i shqiptarëve
Autori i Lajmit: red.
Një pjesë e shqiptarëve të Malit të Zi mund të mos dalin fare në zgjedhjet presidenciale malazeze, të cilat janë parashikuar të mbahen me 6 prill 2009. Këtë qëndrim radikal e ka dhënë Mehmet Bardhi, kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LD), partia e të cilit kësaj radhe nuk po e përkrah asnjë kandidat presidencial.
Jo rrallë herë vota e shqiptarëve ka qenë determinuese në krijimin e pushtetit pro-evropian në Mal të Zi. Duket se kësaj radhe në një pjesë të votave shqiptare nuk mund t i llogarisë askush, madje as partia e Milo Gjukanoviçit, e cila tradicionalisht e ka çimentuar pushtetin me votat shqiptare.
Megjithëkëtë Mehmet Bardhi u ka thënë anëtarëve dhe votuesve të LD-së që kurrsesi të mos votojnë për “ata që i kanë mbështetur luftërat okupuese të Beogradit, gjenocidet dhe spastrimet etnike të shqiptarëve nga vatrat e tyre autoktone shekullore”.
"Nuk mundemi të mbështesim një kandidat, i cili nuk e pranon ekzistencën e shqiptarëve, pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LD-së, e cila njiohet si partia e parë shqiptare në Mal të Zi.
Drejtuesit e LD-së shkojnë edhe më tej, duke insistuar se nuk do i mbështesin as “ata të cilët e kanë instaluar qeverinë kukull komunale në Ulqin me qëlim të shitjes së pasurisë publike”. Kjo parti po ashtu u deklarua se nuk mund të votojë për një kandidat i cili asnjëherë nuk ka bërë hetim mbi torturën e bërë ndaj të akuzuarve në rastin gjyqësor “Fluturimi i Shqiponjës”.
"Lidhja Demokratike nuk mund të mbështesë ata të cilët vendet kulturore shqiptare ia japin Kishës Ortodokse Serbe”, thuhet në komunikatën e LD-së.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008