Paro Laci akuza Berishes nga gjykata Une di shume gjera per korrupsionin
Gjyqi do te jete fundi i shume gjerave sepse do te vije koha dhe do te flas shume qarte per te gjithe personat per shume gjera. Kam shume fakte. Ishin keto disa nga fjalet e thena nga Paro Laci ne kohen qe u paraqit ne gjykate per caktimin e mases se sigurimit. Ndaj tij jane ngritur akuza per korrupsion ndikim ne institucione dhe trukim te ndeshjeve te futbollit.
Paro Laci ka kundershtuar skuadren e policise dhe megjithese ndodhej ne katin e pare te gjykates sapo ka dale nga dera e fugonit ai u eshte drejtuar kamerave televizive me shprehjen Poshte Berisha Me pas ai ka deklaruar se ishte ne gjyq sepse dinte shume dhe se e gjithe ajo seance gjyqesore kunder tij ishte nje maskarade e vertete.
Jam i pafajshem-u shpreh ai nderkohe qe duke iu drejtuar mediave deklaroi se gjyqi do jete fundi i shume gjerave sepse do te vije koha qe te flas shume qarte per te gjithe personat per shume gjera. Kam shume fakte dhe shume te tjera. Presidenti i skuadres se Rubikut ka aluduar per korrupsion deri ne shkallet e larta te sistemit shteteror ndersa ka deklaruar se shume shpejt gjerat do te vihen ne vend
Pas nje seance gjyqesore e cila zgjati per rreth kater ore Gjykata e Durresit ka dhene masen e sigurise burg pa afat per kater nga nente zyrtaret e arrestuar kater dite me pare per korrupsion.
Trupi gjykues i perbere nga Shpetim Reka pranoi kerkesen e prokurorit Afrim Shehu ne caktimin e mases se sigurise arrest me burg vetem per kater te akuzuarit Paro Laci 42 vjec me detyre president i ekipit te futbollit te Rubikut Edmond Temali 42 vjec Agron Arusha 36 vjec si dhe Agron Laci nderkohe qe u cilesua si i vlefshem arrestimin e flagrance.
Ndersa per Bledar Kumen Kozma Kulen Shkelqim Balliun Endri Dimon si dhe Altin Xhuren gjykata vendosi masen e sigurise detyrim paraqitje. Paro Laci nuk i pranoi akuzat e ngritura kunder tij per korrupsion duke deklaruar se do te merret vesh se sa fajtor qe jam gjate zhvillimit te gjyqit.
Lidhur me faktin se kur u arrestua kishte para me vete presidenti i Rubikut tha se se qarkulloj leket me biznesmenet dhe ortaket e mi dhe jam arrestuar kur u nisa per ne shtepi.
Me thane pse shkove ne shtepi dhe nuk shkove ne ministri Ne ministri shkoj kur me bllokohen parate ne banke se jam ne procedure per te marre lejen. Nese keta do te ma bllokojne lejen atehere shume gjera do te zbardhen
Prokuroria
Hetimi ndaj shtetasit Paro Laci ka nisur kryesisht nga njesia e Task-Forces se Durresit qe ne muajin maj te vitit 2010. Nga pergjimet e bisedave telefonike te tij ka rezultuar se Laci bente premtim te ndryshme per nxjerrje te personave nga burgu bente trukime ndeshjesh futbolli por edhe premtime per nxjerrjen e licencave per shfrytezimin e burimeve minerale te Bulqizes.
Per kete te fundit i akuzuari Laci komunikonte me shtetasin Altin Xhura nga Dibra te cilit i premtonte nje licence te shfrytezimit te minieres se Bulqizes kundrejt nje shume te caktuar-thuhet nga burimet e prokurorise. Sipas tyre gjate bisedave telefonike Laci nuk eshte treguar shume i kujdesshem duke permendur edhe emra konkret te punonjesve te METE-s qe sipas tij do ta pajisnin me licence shfrytezimi te minieres kundrejt shperblimit.
Nga pergjimet telefonike Laci premtonte se kundrejt shperblimit te kafes do te nxirrte licencen nga METE per shfrytezimin e minieres ne Bulqize. Per kete licence ai do paguante nje shume te caktuar nga kafja qe do merrte nga i arrestuari Altin Xhura dhe shumen tjeter do ta mbante per vete-thuhet nga akuza.
Te arrestuarit nga policia
1. Paro Laci 42 vjec banues ne Tirane president i ekipit te futbollit te Rubikut
2. Edmond Temali 42vjec banues ne Shkoder
3. Agron Arusha 36 vjec banues ne Velipoje
4. Bledar Kume 25 vjec banues ne Lac
5. Kozma Kule 52 vjec banues ne Berat.
6. Shkelqim Balliu 45 vjec nga Berat gjyqtar sportiv.
7. Endri Dimo 20 vjec nga Elbasani banues ne Tirane
8. Altin Xhura 34 vjec nga Dibra tregtare gomash per automjete
9. Agron Faik Laci 34 vjec banues ne Tirane.