E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompleksi parlamentar te enjten shpallet fituesi

Diten e enjte do te zgjidhet studioja fituese qe ka projektuar Kompleksin e ri parlamentar. Me date 21 mars 2011 kane mberritur ne Tirane anetaret e jurise nderkombetare te cilet gjate ketyre diteve jane marre me vleresimin e 12 projekteve te Kompleksit te Ri.


Anetaret e jurise jane Johannes Ibelings Imad Hassan Mario Struzzi Agron Lufi Florian Nepravishta. Juria kryesohet nga Johannes Ibelings i cili eshte historian arti dhe botues i shume veprave perfshire Supermodernizmi Arkitektura ne Epoken e Globalizimit Arkitektura e Shekullit XX ne Hollande Planifikimi urban i shek XX ne Hollande. Ne konkurs jane paraqitur gjithsej 12 mokete te cilat mund te vizitohen ne ambjentet e Kuvendit.


Perzgjedhje e studios fituese nuk do te varet vetem nga juria e perzgjedhur. Porjekti parashikon qe nje pjese te vleresimit te jepet edhe nga opinion publik dhe ne perfundim Juria do te shpalle cmimet e Konkursit si shumatore te gjykimit te saj dhe gjykimit te publikut.


Studioja e Projektit fitues do te filloje tratativat per lidhjen e kontrates me Investitorin Kuvendin e Shqiperise per hartimin e Projektit ne te gjitha fazat e tij si dhe paraqitjen ne instancat perkatese per miratimin si dhe supervizionin e punimeve te ndertimit te objektit. Investitori ka te drejten qe te rezervoje te drejten qe te sigurohet se komentet e bera ne miratimin e projektit fitues nga Kuvendi i Shqiperise dhe Juria e Konkursit do te reflektohen gjate hartimit te projekt-zbatimit.


Ne rast se per arsye te ndryshme palet nuk bien dakord per lidhjen e kontrates Investitorit i lind e drejta te percaktoje nje nga Studiot konkurruese me te cilen do te lidhet kontrata per zhvillimin e Projektit.


Qellimi i konkursit ishte hartimi i nje projekti sa me funksional sa me i arrire nga pikepamja vellimore dhe arkitektonike i denje per rendesine dhe funksionin e objektit per nje prezantim te denje ne marredheniet me institucionet homologe si dhe te jape vlera te reja urbanistike e arkitektonike Kryeqytetit e vecanerisht aksit qendror te tij Bulevardit Deshmoret e Kombit.


Ne tetor te 2010 Keshilli i Ministrave vendosi shkaterrimin e ish muzeut te Enver Hoxhes i cili aktualisht njihet si Qendra Nderkombetare e Kultures Pjeter Arbnori dhe ndertimin e nje kompleksi parlamenter.


Siperfaqja e parashikuar eshte rreth 38334 meter katrore ku ne 250 metra te nderteses se re do te ndertohet nje apartament pritjeje dhe banimi i Kryetarit te Kuvendit. Kompleksi parlamentar do te perbehet nga kater blloqe kryesore Blloku i salles se seancave plenare Blloku i zyrave dhe ambienteve te sherbimit Blloku i parkingut dhe ambiente te infrastruktures. Salla e parlamentit eshte e parashikuar per 140 vende me tavoline e adoptueshme per 250 vende dhe do te zere nje siperfaqe prej 500 m2.

Projekti arkitektet kunder

Shumica e arkitekteve dhe te shoqerise civile jane kunder prishjes se Piramides per te ndertuar aty kompleksin parlamentar duke u shprehur se ajo eshte nje veper qe nuk duhet lidhur me sistemin komunist. Piramida e perfunduar ne 1988 sipas vleresimeve te kohes kushtoi mbi 4 milione euro dhe eshte nje ndertese qe mund te shnderrohej fare mire ne qender kulture ashtu sic ishte menduar kur u dhane mbi 5 milione euro per ristrukturimin e saj.


Ne fillim te marsit 2010 shoqata e arkitekteve shprehu kundershtimin per kompleksin e ri parlamentar.


Agron Jano akitekt dhe pedagog i njohur dhe anetar i kryesise se shoqates se arkitekteve ishte shprehur se Nuk kishte asnje ze nga arkitektet pro prishjes se Piramides dhe ndertimit te kompleksit parlamentar ne kete zone. Parlamenti i ri eshte shume i rendesishem por ky vend ka qene i destinuar per qytetaret. I mbetemi mendimi se ky pozicion i takon njerezve qytetareve i takon rinise dhe per kete mund te behen konkurse.


Ne qershor 2007 Kuvendi shpalli fituesin per kompleksin e ri parlamentar brenda rrethimit te kryesia e Kuvendit me nje ndertese qe do te dilte mbi te. Juria nderkombetare perzgjodhi si fituese firmen Zvicerano-Shqiptare te arkitekteve Mario Campi Fabio Reinhart dhe Agron Jano. Por ai u la ne harrese.

mimet Topalli dyfishon faturat

Ne perfundim te Konkursit Komisioni do te percaktoje fituesit e cmimeve te tij te cilet
do te jene si me poshte qe krahasuar me konkursin e vitit 2007 jane dyfishuar
1. mimi per Projektin e klasifikuar ne vendin e pare me nje vlere prej 70 000 Euro.
2. mimi per Projektin e klasifikuar ne vendin e dyte me nje vlere prej 35 000 Euro.
3. mimi per Projektin e klasifikuar ne vendin e trete me nje vlere prej 20 000 Euro.
Pervec projekteve fitues investitori do te njihet nje vlere per secilin nga projektet
pjesemarres si rimbursim per shpenzimet e bera.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›