E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parreira kthehet në Afrikën e Jugut

Carlos Alberto Parreira është rikthyer në detyrën e tij të vjetër si selektor i Afrikës së Jugut.

Federata e Futbollit të Afrikës së Jugut ka konfirmuar rikthimin e trajnerit brazilian të premten pas një takimi në Johannesburg. Parreira ka marr postin pas largimit të Joel Santanas të hënën. Nuk ishte lehtë për komitetin ekzekutiv të marr një vendim të tillë deklaroi presidenti i Federatës, Kirsten Nematandani.

Parreira do të udhëheq Afrikën e Jugut si nikoqir i Kampionatit botëror 2010. Ai ishte tërhequr nga detyra në prill 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›