E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parry e irrituar nga mekatarja Madonna

Këngëtarja Katy Parry lëshoi një sulm të papritur ndaj Madonna-s, duke thënë se Mbretëresha e Popit ka fituar një pjesë të mirë të popullaritetit të saj duke ofenduar vlerat fetare.

Parry, një kristiane e devotshme dhe me prindër pastorë, ndihet e ofenduar nga fakti që Madonna përdor efektet biblike ne sfond artistik në koncertet e saj.

Madonna instaloi një kryq në skenë gjatë turit të saj botëror të vitit 2006 dhe Parry tha në një revistë britanike: “Për mua, feja është diçka shumë e rëndësishme dhe nuk më pëlqejnë njerëzit që blasfemojnë.

Ndonjëherë, nuk e kuptoj përse artiste të mëdhenj si Madonna duhet të ofendojnë këto vlera, për të fituar më shumë popullaritet. Nuk mendoj se ajo ka nevojë për këtë”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›