543-vjetori i vdekjes një argument dibran për Skënderbeun
TIRANE-Pas një pune gati 30-vjeçare për origjinën e Kastriotëve, që legjendat i sillnin në Dibër të Poshtme, ndërsa disa studiues i largonin nga ky truall, qoftë nga padituria, qoftë qëllimisht, studiuesi Besnik S. Këbej vjen me një libër tejet bindës për origjinën dibrane të Skënderbeut.
Në kundërshtim me stilin e parlamentarizmit historik, për vite me radhë, ai ka ballafaquar shumicën e dokumenteve dhe argumenteve të dhëna nga studiues të ndryshëm, harta etj, për të shkuar te burimi. Por, sipas tij, krahina apo qendra administrative me emrin Hass apo As, ishte nyja që ngatërronte apo zgjidhte problemin. "Shfrytëzimi i hartave që identifikon Hassin si qendër administrative në Dibër të Poshtme besoj se zgjidh problemin", - shprehet autori. Gjithashtu në këtë libër ai ka sjellë të gjitha argumentet dhe kundër argumentet që Hassi ka qenë në Fushë-Çidhnën e sotme, si qendër administrative ku kishte në juridiksion Kastriotin, Sinjat, Gardhin e Poshtëm, Mazrekat etj. Autori argumenton bindshëm se Hassi ka bashkëjetuar për shumë vjet bashkë me Kastriotin, por në një kohë të caktuar, Kastrioti është rrafshuar për t'u ringritur përsëri nga ç'idhnakët. Gjatë studimit të këtij libri, lexuesi do të kuptojë se ekzistenca e Hassit në Dibër të Poshtme, më herët se Pashtriku ose Shullani, siç njihet ndryshe Hassi i sotëm, përputhet me të dhënat dokumentare. Studiuesi i mirëfilltë Besnik S. Këbej beson se edhe përkrahësit e tezës "hasjane" për origjinën e Kastriotëve, tashmë kanë material dokumentar që flet ndryshe nga ata.
Prandaj duhet të pajtohen me të vërtetën. Pikërisht edhe për këto arsye, autori i këtij libri propozon që në shërbim të historisë dhe së ardhmes, ndoshta do të ishte në interes që fshati Fushë Muhurr të emërtohet ashtu si në kohën e Skënderbeut Gardhi i Poshtëm, ndërsa qyteti i Peshkopisë të emërtohej qyteti Kastriot. Atëherë, sipas tij, do të kishim dhe qarkun dhe prefekturën Kastriot. Vendosja e shtatores së heroit në mesin e këtij qyteti ishte një hap përpara, por mund të çohet më tej, duke ndryshuar dhe emrin.
(d.b/GSH/BalkanWeb)