Shtatë të arrestuar për rastin e lumit Tisa
Tre persona janë arrestuar me urdhër arrest të lëshuar nga gjykatësi i EULEX-it për procedurë paraprake. Lidhur me rastin Tisa, siç thuhet në një komunikatë të EULEX-it, edhe katër persona të tjerë janë në arrest të përkohshëm të autorizuar nga Prokurori special i EULEX-it.
Personat janë marrë në paraburgim pas një serie operacionesh në mëngjesin e së mërkurës. Operacionet janë zhvilluar në komunat e Vitisë, Gjakovës, Podujevës, Gjilanit dhe Prishtinës.
Për momentin, katër të dyshuarit që janë në arrest të përkohshëm me kërkesën e Prokurorit special të EULEX-it, janë duke u marrë në pyetje me mundësi që gjykatësi për procedurë paraprake i EULEX-it të urdhëroj masën e paraburgimit.