E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruevski: Nuk planifikojmë zgjedhje të parakohshme

Gruevski tha se opozita po pengon ruajtjen e pozicioneve të shtetit, në vend që të bëjë të kundërtën.

“Opozita jonë praktikisht me punën e vet i ndihmon Greqisë. E pranoj se kemi faj, por vetëm për shkak se nuk pranuam të depersonalizohemi si komb”, tha Gruevski.

Duke komentuar deklaratat në intervistën e Cervenkovskit për mediat, kryeministri tha se e ka të qartë frikën e liderit të opozitës Branko Cervenkovski nga zgjedhjet e parakohshme, meqë, siç tha, opozita nuk gëzon mbështetje te qytetarët e Maqedonisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›