Part-time, jo regjistrim me dublikate
Gezimi i mjaft kandidateve qe jane regjistruar me dublikate deftese dhe kane fituar, ka zgjatur shume pak. Kjo, sepse rektorati i Universitetit te Tiranes ka dhene nje urdher qe ndalon regjistrimin e te gjithe fituesve qe nuk kane dorezuar deftesen origjinale, por vetem dublikaten e saj, te sigluar nga Drejtoria Arsimore Rajonale e rrethit prej nga vjen studenti. Nje gje e tille ka shkaktuar zemerimin e mjaft aplikanteve qe jane shpallur fitues ne sistemin part-time ne UT, te cilet nuk kane mundur te regjistrohen dje.
Dublikata
Ne udhezimin nr.41, date 04 dhjetor 2008 "Per procedurat e pranimit dhe te regjistrimit ne ciklin e pare te studimeve me kohe te pjesshme, ne universitete per vitin akademik 2008-2009, thuhet se lejohet regjistrimi i aplikanteve me dublikate. Madje ne piken 5 te udhezimit, citohet tekstualisht: "Ne qofte se kandidati fitues nuk ka deftese pjekurie origjinale, sic percaktohet ne piken 4/a te Udhezimit, duhet te paraqese dublikate te defteses se pjekurise, te leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar ne Drejtorine Arsimore Rajonale/ Zyra Arsimore perkatese". Ndersa krejt papritur, rektorati i Universitetit te Tiranes ka vendosur te kundershtoje kete pike te rendesishme te udhezimit. Burime prane Universitetit te Tiranes shpjeguan se nje vendim i tille eshte marre me qellim qe te shmangen studimet paralele te studenteve. Sipas tyre. Ka raste qe aplikantet e vazhdojne aktualisht nje dege dhe kane aplikuar edhe per nje tjeter. Per te shmangur dicka te tille, rektorati i UT-se vendosi urdherimin e ndalimit te regjistrimit per kategorine e fituesve qe kishin dublikate te defteses se shkolles se mesme.
Reagimi
Megjithate, ne shume raste te tjera, madje ne pjesen derrmuese, aplikanteve u ka humbur deftesa origjinale. Kjo do te thote se ata kishin shansin e vetem, aplikimin me ane te dublikates se shkolles se mesme, te sigluar nga Drejtoria Arsimore e Rrethit ku kane kryer gjimnazin. Mospranimi i ketij dokumenti qe verteton absolutisht kryerjen e studimeve te mesme, me notat bashkengjitur, ka shkaktuar reagime te fituesit ne studimet me kohe te pjesshme. "Mua me ka humbur deftesa origjinale dhe per shkak te hamendjeve te rektoratit te Universitetit te Tiranes, me digjet e drejta e studimeve, edhe pse jam shpallur fitues", thote nje fitues i part-time ne degen e Historise. Kur eshte paraqitur atje, ai eshte kthyer mbrapsht pa mundur qe te kryente procesin e regjistrimit, gje qe e ka irrituar se tepermi. Por, nuk behet fjale vetem per nje rast. Gjate dites se djeshme mesohet se numri i te regjistruarve ka qene mjaft i ulet per faktin se pjesa derrmuese kishin paraqitur dublikate per regjistrim. Megjithate pritet qe ata te "digjen", per shkak te disa rasteve te pakta qe mund te tentojne kryerjen e studimeve paralele. Megjithate, nese Universiteti do te kishte nje baze te detajuar te dhenash elektronikisht, me emrat e studenteve qe vazhdojne studimet, keto keqkuptime do te ishin parandaluar.
Pak kohe me pare kerkoi qe ai dokument te merrej parasysh
Dublikata, objekt rekomandimi i Avokatit te Popullit
Pak kohe me pare, Avokati i Popullit kerkoi te merret parasysh dublikata e defteses se shkolles se mesme, per procesin e pranimeve ne universitete. "Ka shume raste personash te cilet pavaresisht se kane mbaruar shkollen e mesme, per arsye te ndryshme, nuk e disponojne diplomen origjinale te pjekurise", ka verejtur Avokati i Popullit. Sipas tij, duke qene se autoritetet kane per detyre te verifikojne vertetesine e dokumentacionit te paraqitur, (defteses origjinale ne kete rast), atehere per cilen arsye ky verifikim nuk mund te behet dhe ne mungese te diplomes origjinale, per kete arsye, nisur edhe nga ankesat e maturanteve, Avokati i Popullit ka kerkuar pranimin e dublikates se defteses se shkolles se mesme si dokument per pranimin ne shkollat e larta.