E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti cek voton Pro: Shqipëria në NATO

Parlamenti cek votoi pro anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Deputetët komunistë ishin kundër. Topalli mesazh falenderimi homologut cek. Protokollo do të firmoset nga Presidenti cek, Vaclav Klaus. 

PRAGE- Dhoma e Deputetëve të Çekisë ratifikoi dje Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO-n. Protokolli do të firmoset më pas nga Presidenti cek, Vaclav Klaus.

Deputetët komunistë të parlamentit Cekë ishin kundër zgjerimit të NATO-s. Zëdhënësja e tyre, Katerina Konecna argumentoi se as Shqipëria dhe as Kroacia nuk kishin plotësuar kriteret e kërkuara. “Strategjia e NATO-s është një koplje e keqe e strategjisë ushtarake të Amerikanëve” tha Konenca.

Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s që u zhvillua pak ditë më parë u deklarua mbështetja ndaj Shqipërisë dhe Kroacisë për anëtarësimin e tyre në samitin e ardhshëm që do të zhvillohet në Strazburg dhe Kehl, gjithnjë nëse procesi i ratifikimit ka përfunduar deri atëherë.

Cekia bëhet kështu shteti i 13 i cili ratifikon protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO-n. Po dje protokolli u ratifikua edhe nga parlamenti spanjoll. Gjithashtu pro anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO kanë firmosur edhe SHBA, Slovakia, Hungaria etj.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë,Jozefina Topalli nga ana e saj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e saj, si dhe të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Çekisë z, Miloslav Vlcek.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›