Lushnjë, vetëvritet me daltë 49 vjeçari
Një 49-vjeçar, baba i tri femijëve, është gjetur i vdekur në një kasolle pranë tokës së tij. Policia, në momentet e para të ngjarjes, ka hedhur dyshimet e një vrasjeje, ndërkohë që ekspertet dyshojnë se mund të jetë edhe një rast vetëvrasjeje. Familja e viktimës jetonte në kushte të rënda ekonomike. Një prej dy djemve të viktimës vuante prej vitesh nga paraliza, ndërsa një javë më parë edhe djali tjetër kishte braktisur shtepinë. Sipas burimeve policore, një daltë marangozi kishte përshkuar tejpërtej trupin e 49-vjeçarit Hysen Kasapi, banor i fshatit Karbunarë. Ai është gjetur me dorën e majtë që shtrëngonte fort daltën.