Programi qeverisës, debat maratonë në Kuvend. Pritet votimi për qeverinë e re
TIRANE- Programi i mazhorancës së re qeverisëse 2013-2017 u diskutua dje në një seance maratonë të Kuvendit që nisi punimet rreth orës 10:30, për të vijuar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:25. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit secili prej diskutantëve nga lista e depozituar nga grupet parlamentare ka në dispozicion 20 minuta për të diskutuar rreth programit.
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta u kërkoi deputetëve që të reduktojne kohën e diskutimeve, në mënyrë që diskutimet të mund të mbyllen rreth orës 14:30, për të votëbesuar më pas qeverinë e re, e cila pritet të bëjë betimin në Presidencë rreth orës 17:00.
Ish-kryeministri Sali Berisha propozoi që diskutimet për programin qeverisës të shtyhen, pasi sipas tij, mazhoranca nuk ka një program të qartë për 100 ditët e para të qeverisjes. Por propozimi i tij u hodh poshtë nga kryetari i parlamentit Ilir Meta, i cili tha se meraku i ish-kryeministrit Berisha është që pasardhësi i tij të shkojë në Bruksel si ministër i dekretuar dhe i pavotuar në Kuvend.
Gjatë seancës së djeshme, pasi ministrat iu përgjigjën 26 pyetjeve të depozituara vetëm nga deputetët e majtë, u votua edhe për zgjedhjen e deputetit demokrat, Edmond Spahos si zv/kryetar i Kuvendit. Më pasi nisi debati i deputetëve, ku ministrat e kabinetit ‘Rama’, kishin të drejtë të mbronin programin qeverisës për fushat përkatëse. Ligjvënësit e djathtë, ashtu sikundër kishin paralajmëruar, refuzuan të bënin pyetje për programin qeverisës duke e cilësuar “plagjiaturë” dhe “bosh”. Ndërsa gjatë diskutimeve maratonë ata akuzuan kryeministrin Rama për mungesë programi e tërheqje nga premtimet, sipas tyre të parealizueshme, të 23 qershorit.
AMBASADORI I BE MBERRIN NE SALLEN E PARLAMENTIT
Ora: 14:54 - Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi ka mbërritur në sallën e parlamentit, pak minuta pasi të nisë votimi për kabinetin e ri qeveritar.
IDRIZI: PDIU, E VENDOSUR NË MBROJTJE TË ÇËSHTJES ÇAME
Ora 14:44 - PDIU ka në themel çështjen kombëtare dhe në veçanti atë çame dhe ne ju garantojmë se do të jemi të vendosur në mbrojtje të këtij interesi", deklaroi sot në Kuvend, Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Në fjalën e tij, Idrizi tha se "do të duartrokasim çdo përparim të tij, ashtu sikur do të jemi kritikët më të rreptë të cënimit të interesit themelor të shqiptarëve në emër të pragmatizmit partiak. Këtë do ta bënim në çdo rast pavarësisht se do të ishim në pozitë apo në opozitë. Ne do të jemi një parti e patriotizmit modern, pro integrimit europian që i forcon shqiptarët përballë fqinjëve, pro pajtimit dhe kundër dialektikës së ashpër politike të brendshme, pro harmonimit mbarë kombëtar", tha ai.
Kreu i PDIU-së theksoi se "ne duam ta shohim në këtë optikë sot të gjithë mandatin tuaj, përbërjen e kësaj qeverie, programin e saj dhe nesër realizmin e këtij programi".
Sipas tij, u bënë 23 vitet që shoqëria shqiptare shpenzon të gjitha energjitë e saj, ngre dhe rrëzon të gjitha shpresat e saj për të arritur në momentin më të rëndësishëm demokratik, sikurse është ardhja në pushtet e një qeverie të re me votën e lirë të shqiptarëve.
"Ky parlament i ri duhet të refuzojë dy kulturat që i kanë dhënë shumë kosto këtij vendi, kulturës së gabuar se historia fillon me mua si dhe kulturës së konfliktit, etiketimit dhe mosrespektimit të njëri-tjetrit", deklaroi Idrizi.
Duke nënvizuar se sfidat janë të përbashkëta, Idrizi tha se "PDIU do të investohet në krijimin e një klime bashkëpunuese dhe të shohim të gjitha bashkë ato që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë".
BERISHA: JEMI TE PAMPOSHTUR
Ora 14:17 - Pavarësisht faktit se Blushi nuk e përmendi emrin e tij, ish-kryeministri Berisha kërkoi fjalën pas fjalimit të deputetit socialist. Nga foltorja e kuvendit Berisha theksoi se asnjë demokrat nuk është i mundur.
“Të kërkosh sinqeritet tek Blushi është njëlloj si të kërkosh rrethin në katror. As Sali Berisha dhe asnjëri prej tyre harroje ti se është i mundur, jemi të pamposhtur.”- deklaroi Berisha.
Ndërsa përmendi disa nga premtimet e fushatës së mazhorancës, Berisha paralajmëroi sërish “betejë” se në rast të mosrealizimit të tyre.
“Këto janë premtime të cilat duhet ti realizoni, pse, ju e çoni çështjen më në themel, themeli i të gjitha themeleve është dinjiteti njerëzor. Ju morët besimin e qytetarëve shqiptarë me këto premtime. Unë do ti votoj nëse i bini këtu, nëse nuk i sillni do ketë betejë më të vendosur në 20 vite për dinjitetin e shqiptarëve”- deklaroi Berisha.
Blushi iu përgjigj; “Se kuptova pse dole këtu. Ti je njeri që lexon, por dua të të them diçka që se ke lexuar; Kur Don Kishoti fillojë të lexojë, u bë “xhentleman”, kur filloi të besonte ato që lexonte, u bë qesharak. Unë kam një këshillë për ty, mos i beso të gjitha ato që lexon, qoftë edhe nga programi i qeverisë.”
BLUSHI: OPOZITA ESHTE E DOBET SE BASHKOHET RRETH NJE NJERIU
Ora 14:00 - Deputeti socialist, Ben Blushi deklaroi në Kuvend se çelësi i suksesit të mazhorancës është fakti se ajo është bashkuar rreth idesë për një Shqipëri më të mirë, ndryshe nga opozita që sipas tij, është bashkuar rreth një njeriu.
Duke i kërkuar qeverisë që të mos marrë më borxhe për të larë borxhet e vjetra, Blushi theksoi se në parlament do të mbrojë të përbashkëtën nga e përveçmja dhe interesin publik mbi atë privat.
“I kërkoj qeverisë të mos marrë më borxh në emrin tonë, jam kundër marrjes së borxheve duke marrë borxhe. Besoj se Shqipëria mund të jetojë pa marrë borxh të ekzagjeruar. Qeveria duhet ti administrojë vetë pasuritë mbetura dhe deri diku të mjaftueshme. Për çfarë votuan shqiptarët në 23 qershor, unë besoj se ata votuan për tu mbrojtur, për të mbrojtur gjithçka që kanë nga privatizimi. Ne që fituam duhet ti mbrojmë pasuritë e tyre. Deri tani kemi mundur vetëm PD-në, por nuk kemi fituar mbi varfërinë, pabarazinë. Koha që kemi përpara është e mjaftueshme për të qeverisur, por jo për të fituar”- deklaroi Blushi.
BERISHA: PA 100 DITESH DO TE THOTE TE TALLESH ME ATA QE TE BESUAN
Ora: 13:25 - Ish-kryeministri Berisha akuzoi deputetët e mazhorancës se po tallen me qytetarët që i kanë votuar.
“Këta zotërinj po u krijojnë nauzë qytetarëve shqiptarë në të katër anët e vendit. E drejta e komunikimit është e drejta për të vërtetën. Nuk është e drejtë për mashtrim. Por këta janë nihilistë primitivë. Të flasësh pa 100 ditësh, pa 300 ditësh do të thotë të tallesh me 1 milionë shqiptarët që të kanë besuar, se ata që nuk të kanë besuar nuk do ta bëjnë kurrë, janë 2 milionë të tjerë”- deklaroi Berisha.
META: MERAKU I BERISHËS, QË RAMA TË MOS SHKOJË NË BRUKSEL SI KRYEMINISTËR I VOTUAR
Ora: 12:35 - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi se propozimi i deputetit Berisha pwr shtyrjen e diskutimeve nuk mund të pranohet, duke thënë se meraku i ish-kryeministrit është që pasardhësi i tij të shkojë në Bruksel si ministër i dekretuar dhe i pavotuar në Kuvend.
“Kam shqetësimin se zoti Berisha ka një merak tjetër, që kryeministri i ri të shkojë si kryeministër i dekretuar në Bruksel dhe ai në seancën tjetër të thotë si ka mundësi që një ministër i dekretuar të shkojë në Bruksel. Sa i takon 100 ditëshit, do të kalojë 100 ditëshi, do bëhet bilanci, do të kalojnë 300 ditët e kështu me radhë.”- deklaroi Meta.
BERISHA: S’KA PROGRAM PER 100 DITËSHIN, TË SHTYHET DISKUTIMI
Ora: 12:25 - Ish-kryeministri Sali Berisha propozoi që diskutimet për programin qeverisës të shtyhen, pasi sipas tij, mazhoranca nuk ka një program të qartë për 100 ditët e para të qeverisjes.
“Unë mendoj dhe propozoj që qeveria, që dikush e quajti kabineti privat dhe pjesërisht është e vërtetë, të marrë kohën, të shtyjmë punimet. Pa 100 ditësh nuk ecet, nuk ka ndodhur kurrë. Merrni kohën dhe ne jemi të gatshëm të vijmë përsëri të diskutojmë për 100 ditëshin.”- deklaroi Berisha.
FELAJ: PROGRAMI I PS-së NUK ËSHTË PROPAGANDË
Ora 12:00 - Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, tha sot se "programi i PS-së nuk është propagandë, por prekje nga afër e atij realiteti që i shqetëson sot njerëzit". Gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit, deputetja socialiste theksoi se "1 milionë shqiptarë vendosën ta shpërfillin cinizmin e atyre që i qeverisnin për t'i zgjedhur dhe për t'i hapur rrugë një tjetër perspektivë, asaj të Aleancës për Shqipërinë Europiane".
"Gjithkush që nuk e kupton këtë me siguri ka një problem të rëndë me kohën dhe nuk arrin të dallojë të shkuarën me atë çka mbaroi dhe të tashmen që tani fillon. Ky nuk është problemi ynë pas një komunikimi të gjatë me njerëzit secili pati mundësi të dëgjojë dhe të kuptojë që programi i ri qeverisës është pa asnjë dyshim konfirmimi i plotë i çdonjërit prej zotimeve tona, çka tregon qartë se fushata jonë dhe aq më pak programi nuk janë propagandë, por prekje nga afër e atij realiteti që i shqetëson sot njerëzit", theksoi Felaj.
Deputetja e PS-së u shpreh se "njerëzit e zakonshëm sot duan punë dhe siguri dhe në këto kërkesa nuk i kanë vetëm shqiptarët, në mbarë botën e qytetëruar ku ne duam të integrohemi janë kërkesa bazë të qytetarëve dhe njëkohësisht edhe pergjegjesi themelore per t'u përmbushur nga ata që i qeverisin".
"Mesazhi ynë është i qartë për këdo, ne do të jemi me njerëzit e zakonshëm do t'i mbështesim ata në përmbushjen e nevojave të tyre", tha Felaj.
META: RRETH ORES 14:30 TE KEMI MUNDESI TE SHPREHEMI ME VOTE
Ora 11:50 - Kryetari i parlamentit Ilir Meta u kërkoi deputetëve që të mos zgjaten në fjalimet e tyre, për të përmbyllur seancën rreth orës 14:30.
“Po të themi gjëra të reja më mirë do ishte, në mënyrë që nga ora 14:30-15:00 të kemi mundësi të shprehemi me votim.”- deklaroi Meta.
SHEHI: PROGRAMIT QEVERISES I MUNGON BOSHTI
Ora 11:32 - Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi në Kuvend se “programit qeverisës i mungon një bosht mbi të cilin do të lëvizin pjesët e tjera.” Sipas Shehit, programi është i mbushur me hipoteza politike, që nuk mund të shndërrohen në realitete të prekshme.
“Programi që paraqiti këtu zoti Rama ishte i mbushur me dëshirë shpresëdhënëse dhe me hipoteza politike që nuk mu dukën realitete të pritshme dhe të matshme. Qeveria duhet të kishte objektiva të qarta që nuk i ka”- deklaroi Shehi.
BUMÇI: NË 8 VITE DIPLOMACIA SHQIPTARE KA REALIZUAR NJË SËRË ARRITJESH
Ora 11:00 - Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Aldo Bumçi, gjatë seancës së debateve mbi programin qeverisës në Kuvend, tha se në këtë program, shërbimi i jashtëm është fytyra më e keqe e qeverisë.
"Programi juaj bën apel që politika e jashtme do të korrigjojë gabimet e bëra ndër vite. Si do të ndodhë kjo kur disa prej drejtuesve të asaj ministrie janë sot pjesë e këtij kabineti?”, tha Bumçi.
Ai ndërkohë komentoi dhe vizitën e qeverisë së Ramës në Kosovë. "Rama në Kosovë nuk gjeti kurajon të përmendte një herë të vetme emrin e Ibrahim Rugovës, Gandit të Shqipërisë. Kjo qeveri i shikon personalitetet e kombit përmes ngjyrimeve partiake”, -tha ai.
Bumçi përmendi ndër të tjera disa prej arritjeve në politikën e jashtme gjatë 8 viteve të shkuara. “Gjatë këtyre viteve Shqipëria ka fituar nje status të ri në arenën ndërkombëtare, aq sa nuk ka një periudhë tjetër ku të jenë arritur kaq shumë suksese. Anëtarësimi në NATO është një arritje për Shqipërinë, realizimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, shembja e murit të vizave, duke përmbushur të gjitha detyrimet dhe duke bindur partnerët europianë”, tha Bumçi.
Ai shtoi gjithashtu se “Diplomacia jonë ka lobuar fuqishëm për Kosovën, ku 101 shtete e kane njohur Pavarësinë e saj”.
TAFAJ: PROGRAMI QEVERISËS NUK KRIJON BINDJEN SE DO TË MBAHEN PREMTIMET
Ora 10:40 - Ish- ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, tha sot në Kuvend se programi qeverisës 2013-2017 nuk është programi që krijon bindjen se do të realizohen premtimet e bëra në fushatë dhe në program. "Si i tillë nuk mund të votohet nga ne", tha Tafaj.
Duke u ndalur në pikat e programit qeverisës për arsimin, Tafaj preku reformën financiare të arsimit të lartë. “Këtë dokument e keni pasur në Komisionin e Edukimit dhe të Mediave dhe të dy dokumentet politike për implementimin e kësaj reforme kanë qenë atje. Ju e keni një dosje të plotë të kësaj pakete të përfunduar tashmë, të gatshme për t’u filluar për t’u zbatuar, të paraqitur jo nga ne, por me mbështetjen e ekspertëve të Bankës Botërore dhe të tjera që kanë bashkëpunuar në këtë reformë”, tha Tafaj.
Ish- ministri i Arsimit dhe Shkencës shprehu mbështetjen ndaj kësaj reforme, nëse do të realizohet. Tafaj tha më tej se kjo reformë nuk është thjesht financiare, ajo ka edhe tre kapituj të tjerë shumë të rëndësishëm që lidhen me menaxhimin e arsimit të lartë publik, me organizimin dhe funksionimin e arsimit të lartë dhe me shumë aspekte të tjera që merren me rritjen e cilësisë.
Ndërkohë, Tafaj uroi nxënësit, mësuesit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.
SELAMI: PROGRAMI NUK PASQYRON PREMTIMET E FUSHATES
Ora 10:17 - Deputeti demokrat Eduard Selami akuzoi mazhorancën se nuk ka pasqyruar në programin qeverisës shumë nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale. Sipas Selamit, qeveria e re është zgjedhur duke nënvlerësuar eksperiencën, ndërsa e cilësoi si një shqetësim serioz faktin që ky kabinet është rritur sipas tij, me 30%.
“Është pozitiv fakti që marrin pjesë mjaft gra në qeverinë e re, kjo është një arritje faleminderit. Edhe mosha e re është hap pozitiv, por kjo është bërë në mënyrë të panevojshme duke nënvlerësuar eksperiencën. Shqetësimi im serioz lidhet me masën e rritjes së qeverisë mbi 30%. Kjo është një rritje shumë e lartë.”- deklaroi Selami.
IMAMI: QEVERIA S'KA PROGRAM
Ora: 10:05 - Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami, deklaroi në seancë plenare, se “nuk mund të ketë asnjë program që të përmbushë interesat e të gjithë grupeve, por së paku një program qeverisës që të jetë i tillë duhet të plotësojë disa kritere minimale, duhet të jetë së paku i qartë në kokën e një njeriu të vetëm dhe të materializojë një vizion të caktuar, të japë përgjigje problematikave sociale të vendit dhe nuk është vizioni shkencor për zhvillimin e vendit ai që i jep përgjigje.”
Sipas Imamit, “vizioni i kryeministrit dhe qeverisë duhet të jetë politik për zhvillimin e vendit . Ky vizion, tha ai, mungon sepse Partia Socialiste nuk ka një program qeverisës, nuk ka një projekt për zhvillimin e vendit.
Duke shprehur mosbesimin te programi i qeverisë, Imami i kërkoi maxhorancës të vlerësojë reformat e ndërmarra deri tani dhe t'i çojë më tej ato.
RULI: PROGRAMI LAJTHITJE, PER TA REALIZUAR DUHEN 24 VJET
Ora: 09:25 - Ish-ministri i Bujqësisë Genc Ruli ishte deputeti i parë që nisi diskutimet në seancën e sotme, e cila nisi rreth orës 09:20. Deputeti demokrat e cilësoi programin qeverisës si një manifest që nuk njeh realitetin. Sipas Rulit, “për të realizuar një pjesë të programit do të duheshin 24 vjet jo katër. Në asnjë pjesë të programit nuk gjen ndonjë argument konkret, se ku dhe si do te gjenden fondet ekstralarge për të realizuar ato që premtohen.”
“Programi i qeverise është lajthitje, qeveria nuk njeh realitetin, mohon çdo arritje. Ajo që ne dhe shqiptarët kërkojmë sot nga kjo qeveri është çfarë do bëhet brenda katër vitesh dhe jo çfarë do bëhet sa të ketë ymër njeriu.”- u shpreh Ruli.
RAMA: NUK DO T’JU KURSEJ PËR TË PABËRAT E LEBETITSHME
Kryeministri, Edi Rama deklaroi mbrëmjen e djeshme nga foltorja e Kuvendit se programi 4-vjeçar i qeverisë së drejtuar prej tij “do t’i ngrejë kokën Shqipërisë”. Në fjalën e mbajtur fill pas ish-kryeministrit, Sali Berisha, ai u ndal tek largimi i opozitës nga salla e Parlamentit tre ditë më parë, ndërsa prezantonte programin qeverisës. “Ju ikët nga salla pa e dëgjuar paraqitjen e programit, ikët duke sharë e bërtitur, ikët duke u ankuar para popullit për gjuhën e urrjejtes. Por, dëgjoni dhe mbani mend se çfarë do t’ju them sot: Personalja, fisi e fara nuk do të jenë asnjëherë pjesë e fjalës sime. Fshijeni nga mendja iluzionin se unë do t’ju kursej për të pabërat e lebetitshme që keni bërë”, - paralajmëroi Rama. Mandej duke iu drejtuar Berishës, ai deklaroi se paraardhësi i tij ende nuk e ka marrë veten nga humbja ndërsa kërkoi nga opozita që të ngrihet në nivelin e mirësjelljes. “U betuat se qeverisë të 1 prillit do ia vinit shpatullat pas muri me pyetjet tuaja, por deri tani bëtë asnjë pyetje. Kur ha 1 milion shuplaka mendja o të ikën o të vjen dhe pale sa vite duhen për t’i kapur. Ne jemi këtu për t’i ngritur kokën Shqipërisë e jo të gjejmë kokën tuaj. Ju keni të drejtë, pasi keni vite që keni harruar se ç’është një program që i paraqitet Kuvendit për miratim”, - tha Rama. Ai uroi më pas që opozita ta gjejë kokën, “ndërkohë që Shqipëria e ka kuptuar që në 23 qershor se ku e keni vendin, atë vend plotësisht e meritoni”.
BERISHA: BETEJA ËSHTË E FORTË, PËRGATITU!
Ish-kryeministri, Sali Berisha paralajmëroi mbrëmë në Kuvend betejë të fortë, nëse pasardhësi i tij Edi Rama nuk mban premtimet e 23 qershorit. Berisha paralajmëroi se nëse qeveria “Rama” mashtron shqiptarët, atëherë opozita do t’i udhëheqë shqiptarët njësoj siç ia bënë grekët Jorgo Papandreut. Berisha u shpreh mosbesues ndaj mbajtjes së premtimeve të Ramës, por siguroi se do t’i votojë ato në Kuvend nëse realizohen. Në të kundërt, ai i bëri të qartë qeverisë së re se, në rast të mospërmbushjes së premtimeve që u ka bërë qytetarëve, “do të përballet me betejën e opozitës për të ngritur në piedestal dinjitetin e shqiptarëve”. ”Përgatitu, beteja është e fortë! Sali Berisha do të votojë çdo premtim të tij në parlament, ndonëse nuk i bëja kurrë, sepse ato janë rrënim i gjithanshëm. Nëse u ke marrë votën duke i mashtruar, nuk do njohim kufij, nuk do lëmë betejë pa zhvilluar, për të çuar në piedestal dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarëve shqiptarë. Përgatitu, beteja është e fortë! Ke premtuar 300 mijë vende pune, asnjë vend punë nuk justifikon sot; ke premtuar ulje çmimesh, asnjë çmim nuk mund të ulësh ti. Nëse këto premtime ju i shndërroni në të vërteta, do të keni votën time. Por nëse i mashtroni shqiptarët, atëherë ne do t’i udhëheqim duke bërë atë që i bënë Xhorxhit grekët”, - tha Berisha. Ish-kryeministri hodhi akuza të forta ndaj kabinetit të ri qeveritar, duke sulmuar kryesisht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “Në kabinetin e ri janë 3 ministra nga e njëjta familje. Unë e kuptoj, u përjashtuan nanoistët, absolutisht kryeministri ka të drejtë të zgjedhë këdo. Ka probleme me rendin, është e vërtetë, por një gjë dihet, se njeriu që kryeson Shqipërinë ka lidhje me bandën e Kavajës, ka kushëri me bandën e Lushnjës, ka kushëri me bandën e Dritan Dajtit, me bandën që i vodhi Spartak Ngjelës 130 kuti votimi. Ky vjen sot me kabinetin më nepotik në histori, me tre vetë nga e njëjta familje. Njeriu i patateve të Ramiz Alisë (dhe Berisha drejton me gisht nga ministri Shpëtim Cani), hipi në atë funksion vetëm se i tha Ramiz Alisë se ‘do ta zgjidh me pataten problemin’. Ju thatë se Berisha nuk kishte shifra, ndërkohë që ne flisnim vetëm me shifra, përveçse për zëvendësimin e Ramiz Alisë, që do marrë financat e qeverisë. Por, pse mungojnë këto? - Sepse premtimet janë ‘alla Papandreu’: ‘Paratë janë këtu’, kurse shifrat kanë ikur (greqisht). Anastas, përktheje nga greqishtja këtë. Premtimi juaj është që do heqim qoftet nga spitalet, kurse shifra nuk keni”, - deklaroi Berisha.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera DEBATET GJATE SEANCES SE DJESHME