E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Demokratike mbush sot 20 vjeç

Partia më e madhe e maxhorancës PD-ja mbush sot 20 vjeç. E para parti opozitare në vitin 90 PD-ja u krijua në 12 dhjetorin e vitit 1990 pasi studentët morën nga Ramiz Alia gjatë takimit të 11 dhjetorit premtimin e pluralizmit.

Studentë që prej ditësh ishin në protesta dhe pedagogët që iu bashkuan kësaj lëvizjeje në datën 12 dhjetor vendosën që emri i partisë do të ishte Partia Demokratike dhe krijimi i saj u shpall në Qytetin Studenti në një miting që u mbajt po këtë ditë në orën 16.00.
 

Në datat 14-15-16 dhjetor u hartua dhe u përfundua statuti dhe më datën 17, kur edhe doli dekreti për lejimin e partive të tjera politike u dorëzuan dokumentat pranë ministrisë së drejtësisë ku si anëtarë themelues të PD-së figuronin 285 firmëtarë.
 

Legalizimi i Partisë Demokratike u bë 19 dhjetor një lajm që i gjeti themeluesit në Qytetin Studenti dhe që u festua me një miting në sheshin që sot mban emrin “Demokracia”.
 

Azem Hajdari është i pari drejtues i Partisë Demokratike pasi ai u vu në krye të komisionit nismëtar, Aleksandër Meksi është i dyti drejtues ndoshta me jetëshkurti pasi ka qëndruar pak më shumë se 24 orë kryetar i PD-së, ndërkohë që në shkurt të vitit 1991 kryetari i partisë u zgjodh Sali Berisha njeriu i cili e drejton këtë forcë politike edhe sot.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›