E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama nenshkruan shkurtimet e shpenzimeve qeveritare

Presidenti amerikan Barack Obama ka nënshkruar një urdhër për hyrjen në fuqi të shkurtimeve automatike të shpenzimeve qeveritare prej 85 miliardë dollarësh, pasi Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë nuk mundën të bien dakord për plane alternative për reduktimin e defiçitit buxhetor.

Pasojat e shkurtimeve do të ndjehen vetëm pas disa javësh, por efekti i tyre ka filluar.

Disa agjenci federale kanë vendosur të pezullojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe kanë shkurtuar shpenzimet për projekte dhe programe të ndryshme për të shmangur shkurtimin e ditëve të punës për punonjësit. Disa punonjës të sektorit publik thonë se po përgatiten për shkurtime të mundshme pagash.

Në dyqane, mallrat ushqimore mund të pakësohen pasi nuk do të ketë mundësi të inspektohet gjithë mishi. Po ashtu mund të ketë vonesa në transport dhe rënie të kërkesës për artikuj importi, gjë që mund të dëmtojë partnerët tregëtarë të Shteteve të Bashkuara.

Të premten Presidenti Obama e quajti mosveprimin e Kongresit për të parandaluar shkurtimet automatike “të pafalshëm” dhe shkurtimet 85 miliardë dollarëshe arbitrare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›