Partia Demokratike u kunderpergjigj dje ndaj deklaratave te kryetarit
te Partise Socialiste, Edi Rama, i cili foli per nje Shqiperi ku mbizoteron varferia dhe papunesia. Nepermjet nje deklarate per mediat, zedhenesja e PD-se, Laura Vorpsi u shpreh se, Shqiperia e genjeshtert ekziston vetem ne mendjen e socialisteve. “Ne jetojme ne nje Shqiperi te genjeshtert, populli Shqiptar jeton ne nje Shqiperi te genjeshtert. Kjo deklarate nuk vjen nga spitale psikiatrike, ky ofendim nuk ju behet shqiptareve nga ultra nacionaliste serb apo naziste grek dhe as nga partite shqiptare te ekstremit te majte apo fantazmat e dala nga varri i Enver Hoxhes dhe Spiro Kolekes. Por kjo deklarate u be dje nga Edi Rama ne konventen e themelimit te “Partise se re Rama”, partise se nje grushti neo-bllokmenesh, 99-tshash e Mjaftuceve te Edi Rames tek paraqiste ate qe mediat e quajten sot: Programi i Nastradinit”, - thuhet ne deklaraten e PD-se. Nga ana tjeter, Partia Demokratike i rikujton kreut socialist se: Shqiptaret sot jetojne ne Shqiperine anetare te NATOS dhe Shqiperia e tyre eshte aq e vertete sa c’eshte e vertete Aleanca me e fuqishme e lirise se te gjithe koherave. Sipas selise blu, Shqiperia e genjeshtert ekziston vetem ne paranojen politike te Ramea. Me tej zedhenesja Vorpsi, i kujtoi Rames, se Shqiptaret ndertuan sistemin, bazuar ne vlerat e demokracise, i cili sipas kesaj force politike natyrisht ka mangesite e veta, por per Shqiperine e vertete demokratike, Sekretarja e Shtetit Hilary Klinton do tu deklaronte shqiptareve nga parlamenti, por edhe mbare botes, se cilido qe deshiron te shohe nje demokraci ne veprim, te shkoje te shohe Shqiperine. Per PD-ne, shqiptaret sot jetojne ne nje vend te zhvilluar dhe te lire, ndersa drejtuesit e PS-se jetojne ne makthe, ne terror nga frika e pasurise se tyre. “23 qershori po vjen, shqiptaret do te ju japin atyre leksionin qe ju dhane 21 vjet me pare eterve te tyre mizore”, - vijoi deklaraten, Vorpsi.
GENJESHTRA
“Shqiperia e genjeshtert, ekziston vetem ne mendjen e atyre qe tmerrohen nga pasurite e tyre, qe marrin ne paje pallate dhe nuk nxjerrin dot nje fature te vetme. Tek ata qe deklarojne cmime trojesh per rezidencat e tyre verore 30-50 here me te uleta se cmimet e verteta, qe ndertojne vila me parate e vjedhura Mjaftit dhe per te zhdukur gjurme, vjedhin kompjuterin e financave te Mjaft-it”, - u shpreh dje zedhenesja e PD-se.