Kryeministri shkruan ne facebook per teknologjine 3G
Teknologjia 3G u shtri në të gjithë vendin. Konstatimi vjen dhe nga Kryeministri Berisha, i cili reagoi në facebook, lidhur me një shtrirjen e kësaj teknologjie.
“Të dashur miq! Gjate vitit 2012 numri i përdoruesve te internetit nëpërmjet rrjeteve celulare 3G arriti ne rreth 308 mije abonentë krahasuar me zero përdorues ne vitin 2005. Vetëm brenda dy viteve te fundit arritëm te kemi ne treg 3 kompani celulare me teknologji 3G, te cilat ofrojnë Internetin me shpejtësinë me te larte dhe ne te gjithë Shqipërinë”, shkruan Berisha në profilin e tij në këtë rrjet social.
Por ndërkaq vjen dhe nisma e re e ekzekutivit.
“Shume shpejt qeveria do t’i hape rrugën kompanive celulare 3G ne Shqipëri qe te implementojne teknologjitë 4G ne frekuencat aktuale, gjë qe do beje te mundur te merrni ne celularet tuaj internet prej 100 Mbps. M-Albania, Shqiperia mobile, eshte projekti yne per kater vitet qe vijne! Sb”, përfundon mesazhi i berishës në facebook.