E Hënë, 2 Nëntor 2026

Partia “Mundësia”, Kapri: Prokurorët e SPAK po kërcënohen, kërkojmë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Deputeti Erald Kapri, përfaqësues i Partisë “Mundësia”, deklaroi të premten se Prokuroria e Posaçme (SPAK), po sulmohet drejtpërdrejt dhe prokurorët po kërcënohen me jetë.

Kapri citoi kreun e SPAK, Altin Dumani, duke theksuar se kërcënimet ndaj prokurorëve kanë arritur “deri në rrezik për atentate”.

Deputeti akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po përdor çdo mjet, duke theksuar se ai “kërkon lirimin e Erion Veliajt dhe po përdor çdo mjet për të shpëtuar Belinda Ballukun dhe veten.”

Kapri e quajti situatën aktuale “beteja më e rëndësishme e Shqipërisë sot: beteja mes të ndershmëve dhe të korruptuarve,” duke shtuar se “maskat ranë!”

Partia “Mundësia” theksoi se qëndron “e palëkundur përkrah SPAK-ut” dhe u bëri thirrje të fortë partnerëve ndërkombëtarë: “Mos heshtni! Shikoni çfarë po ndodh në Shqipëri, një pushtet që po përpiqet të shkatërrojë drejtësinë.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›