E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Reformiste ORA vendos t’i bashkohet LDK-së

Kryetarja e partisë, Teuta Sahatçija, ka thënë për mediat kosovare se disponimi i të gjitha degëve ka ekzistuar për t’iu bashkuar LDK-së, përjashto dy degë, Gjilanin e Gjakovën që kanë dalë kundër. Sipas saj, në kuvendin e zhvilluar dje ka pasur shumë propozime, por në fund me shumicë është vendosur që ORA t’i bashkohet LDK-së.

“Ka pasur konsultime edhe me herët për një bashkim të mundshëm me LDK-në. Nga ky subjekt ka mirëkuptim për një gjë të tillë”, është shprehur Sahatçija.

Ajo ka theksuar se gjatë ditëve të ardhshme do të formohet një komision, i cili do të konsultohet me LDK-në për mundësinë e bashkimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›