E Diel, 1 Nëntor 2026

"Pas GJND-së, normalizim i marrëdhënieve Serbi-Kosovë

Terral ka deklaruar se Franca nuk planifikon të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës, pa marrë parasysh se çfarë mund të jetë mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të nxjerrë mendimin, pa marrë parasysh se çfarë do të jetë kuptimi i tij, do të jetë e nevojshme të punohet në qetësimin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes të Serbisë dhe Kosovës, me qëllimin përfundimtar që të gjitha vendet e rajonit të hyjnë në BE dhe të zhvillohen marrëdhëniet harmonike në mes të gjithë këtyre shteteve”, ka thënë Terral.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›