Kosova shpreh gatishmërinë për anëtarësimin në KE
Gjatë takimit Kuçi ka kërkuar për kontakte të drejtpërdrejta me Këshillin e Evropës, ku fillimisht do të ketë kontakte të drejtpërdrejta, përfaqësim adekuat me Këshillin e Evropës dhe pastaj një anëtarësim të plotë.
“Kosova është e gatshme që t’i respektojë të gjitha konventat që kanë të bëjnë me kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe standardet e tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, të komuniteteve, demokracinë, rendit dhe ligjit, si dhe zhvillimet tjera që kërkohen në Këshillin e Evropës. Besoj se gatishmëria e tij është një përfaqësim i mirë për Kosovën dhe Kosova është me fat që ka një njeri si z. Sydow që raporton në Këshillin e Evropës”, tha zëvendëskryeministri.
Ndërkohë, Sydow theksoi se obligimi i tij është për të gjetur një formulë mbi të cilën përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mund të gjejnë një pozicion të përbashkët.