E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Socialdemokrate, kundër ndryshimit të Kushtetutës për marrëveshjen

Mbështet negociatat Kosovë-Serbi, por Partia Socialdemokrate është kundër ndryshimit të Kushtetutës për shkak të marrëveshjes. Kjo, sipas nënkryetares së kësaj partie, Kaqusha Jashari, rrezikon funksionimin e shtetit në tërë territorin e Kosovës. Jashari e quan kompromis delikat mënyrën e votimit dhe, sipas saj, përdorimi i dokumenteve të Serbisë të votuesve në veri të Kosovës duhet të sqarohet, transmeton KTV.

Ndërkaq, kryetarja e kësaj partie, Majlinda Nushi, ka paralajmëruar se PSDK-ja po rikthehet në skenën politike me një freskim në radhët e saj. Sa i përket reformës zgjedhore, Nushi ka thënë se kjo parti nuk është përfshirë në diskutimet për reformën zgjedhore./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›