E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste Evropiane “kopjon” sloganin e Ramës

TIRANE-Partia Socialiste Evropian “kopjon” sloganin e socialistëve shqiptarë. Motoja e shumë përsëritur e këtyre kohëve nga kryetari i PS-së, Edi Rama “Rilindje Kombëtare” është përdorur këto ditë nga liderët e PES, për një tjetër kauzë: “Rilindje për Evropën/Rinisje për Evropën”.

Udhëheqës të partive të majta nga e gjithë Evropa u mblodhën, pak ditë më parë, në Paris, për të mbështetur kandidatin për President në Francë, François Hollande. Gjatë takimit, udhëheqësit socialistë e demokratë theksuan nevojën për një rinisje në Evropë dhe për për të shkuar prapa në vlerat e përbashkëta dhe vizione që BE-ja u ka qëndruar përherë që nga themelimi i saj.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›