Partia Socialiste akuza diplomacise

“Dhjetera punonjes jane kontraktuar jashte struktures zyrtare, duke shkelur Ligjin mbi organizimin e Keshillit te Ministrave. Vetem nje fakt: Nese ne 2005 kishim 4 punonjes ne konsullaten tone ne Milano, sot kemi 14, te gjithe militante”, u shpreh Bello.
Sipas deputetit socialist, ne Ministrine e Puneve te Jashtme po shkelen te gjitha kriteret e karieres te cilat ja kane lene vendin emerimeve politike dhe nepotike.
“Ministria e Jashtme eshte kthyer ne nje cerdhe per femijet e pushtetareve e ministrave”, u shpreh Bello.
Deputeti socialist i beri serish apel Prokurorise se Pergjithshme te vere para pergjegjesise te gjithe personat qe jane perfshire ne afera korruptive ne konsullata. Prej disa ditesh emisioni “Fiks Fare” ka sjelle prova konkrete per pazaret qe behen ne konsullata te ndryshme me emigrantet per t’u ofruar sherbimin e detyrueshem.