Kartat e Identitetit, emigrantët apel qeverisë
Emigrantet shqiptarë në Greqi apelojnë për krijimin e një infrastrukture që do t’u mundësonte atyre prodhimin e kartave të identitetit në konsullatat shqiptare në Greqi. Flet kryetari i Uniunit Kombëtar të Emigrantëve shqiptarë Hidër Buci
ATHINE-Emigrantët shqiptarë në Greqi bëjnë apel për të krijuar infrastrukturën e procesit të marrjes se leternjoftimeve te reja biometrike, në shtetin ku ata punojnë. Emigrantët kërkojnë që procedurat për pajisjen me karta të identitetit të zhvendosen në zyrat e ambasadës dhe konsullatave në Greqi, koha fizike dhe shpenzimi në euro u kushton muaj të tërë punë pranë pronarëve grekë. Shqetësimin e Emigrantëve në Greqi për kartat e identitetit e dha për News 24 kryetari i Uniunit Kombëtar të Emigrantëve shqiptarë Hidër Buci. Sipas Bucit procesi mund të behet mjaft i thjeshtë nëse një pajisje transferohet në cdo konsullatë në Greqi dhe emigrantët mund të paraqiten cdo ditë për të kryer veprimet me ndihmën edhe të bankave.
Deklarata e ambasadorit shqiptar në Athinë, Vili Minarolli pak ditë më parë se procesi për pajisjen me letërnjoftimet e reja nuk mund të kryhet pranë konsullatave ka shkaktuar reagim të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, numri i të cilëve arrin në pothuajse 700 mijë persona.
Vetëm rreth 400 mijë emigrantë shqiptarë në Greqi figurojnë me leje, ndërsa një pjesë e madhe e tyre nuk janë pajisur ende me dokumentat e rregullta, duke përbërë kështu një shqetësim të dyfishtë. Ardhja në Shqipëri u kushton atyre përvec humbjes së vendit të punës edhe mospranimin më nga pala greke, ndërsa disa prej tyre mund të rrezikojnë edhe dënim nga gjykatat greke për kalim të paligjshëm të kufirit.
(d.b/News24/BalkanWeb)