Partia Socialiste dërgon kërkesën ankimore në KQZ

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën ankimore për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë. Kërkesa ankimore e Partisë Socialiste është dërguar në KQZ pak minuta më parë.
Në orën 24:00 skadonte edhe afati për ankimim në KQZ. Socialistët e mbështesin këtë ankimim në mos`rakordimin e shifrave në tabelat ku u gjetën fletët e gabuara.
Sipas PS-së, nga kjo rezulton se në Tiranë janë gjetur 870 vota më shumë sesa numri i votuesve që morën pjesë në proces.