Rasti Kleçka nesër sërish para Gjykatës Supreme

Gjykata Supreme do të shqyrtojë nesër kërkesën e prokurorit Mauritzo Saulustro, paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut, me të cilin janë liruar Fatmir Limaj dhe të tjerët në rastin Kleçka.
Avokati mbrojtës i deputetit Limaj ka thënë se ai dhe klienti i tij do të jenë në Gjykatë në orën 9.30 kur nis seanca e kolegjit. “Mbrojtja ka paraqitur me shkrim ankesën por edhe faktet kundër ankesës së prokurorit të EULEX-it gjithashtu edhe kundër ankesës për aktvendimin i cili ka shpallur provat e papranueshme, në këtë rast dëshminë e Agim Zogajt. Presim që gjykata të refuzoj ankesën e prokurorit dhe të vërtetoj aktgjykimin e shkallës së parë”, i ka thënë KTV-së Tahir Rrecaj, avokat i Limajt.
Në këtë seancë, përpos Fatmir Limajt, do të ketë procedurë edhe kundër Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës, që konsiderohen si eprorë gjatë luftës. Nëse të gjitha palët paraqesin argumentet e tyre, vendimi pritet të merret po gjatë seancës së nesërme./Indeksonline/