Partia Socialiste e Moderuar, Koja: Ne në koalicion me opozitën

Partia Socialiste e Moderuar do të jetë në koalicion me opozitën në zgjedhjet e ardhshme. Kreu i kësaj partie, Gjergji Koja, deklaroi në mbledhjen e kryesisë se PSM do të krijojë aleancë për të rrëzuar pushtetin dhe për këtë duhet që edhe opozita të jap kontribut. Sipas Kojës krijimi i koalicionit do të ketë si qëllim të rrisë punësimin dhe të ulë krimin për të përmirësuar jetën e qytetarëve të këtij vendi.
“Aleancë me qytetarin, kjo do të jetë rruga që do të ndjekim për të bindur qytetarët për të votuar për ne. Është një vit i vështirë eklektoral dhe PSM do të tregojë se ka struktura dhe do të krijojë aleanca për të rrëzuar pushtetin. Opozita duhet të kontribuojë dhe jo të qajë. Duhet një politikë që të rritë punësimin dhe të ulë krimin në vend”tha Koja.