E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Berisha po blen zgjedhjet 2013 me privatizimet

Privatizimi i aseteve publike është një dëm kombëtar. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar kryeministrin Berisha se po tenton te blejë zgjedhjet e ardhshme parlamentare me paratë nga shitjet e pasurive publike në vend.
 

Kreu i AK-së ndër të tjera deklaroi se do të mbrohet vota e cdo shqiptari dhe nuk do të lejohet manipulimi. Sipas Spahiut është e rëndësishme që të vlerësohet edhe vota e emigrantëve kudo që ndodhen.
 

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i është referuar edhe marrëveshjes së ujërave mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e cilësuar si një ndër planet ogurzeza për të shitur territorin. AK u tregua e gatshme që të mbrojë me potencialet e saj bregdetin në jug të Shqipërisë, nëse Ministria e Mbrojtjes nuk reagon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›