E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Do themi atë që do mund të bëjmë dhe bëjmë atë që themi

Qeveria Berisha po falimenton ekonominë, në sajë të modelit mbytës. Kështu ka deklaruar kryesocialisti Edi Rama gjatë diskutimit të hapur, me në qendër situatën ekonomike në vend. Teksa ka bërë një panoramë të situatës në vend, Rama ka dënuar ashpër iniciativën e qeverisë për privatizimin e HECEVE, ndërsa ka hedhur dyshime dhe mbi shitjen e Albetrol, duke e konsideruar si rast unik në botë ku shteti hesh në treg të drejtën e vet ndaj një pasurie si nafta.
 

“Qeveria po e falimenton ekonominë me një model mbytës. S`gjen një njeri që merret me biznes që të mos thotë se fuqia blerëse ka marrë të tatëpjetën, gjen vetëm një njeri që flet cdo ditë për një mrekulli ekonomike, që ka shitur cdo pasuri të vendit. Dje dështoi privatizimi i katër HECEVE, pse është nxjerrë në treg privatizimi hidriocentralet të cilat i japin arkës së shtetit 20 milionë dollarë, të privatizosh është dodmosdoshmëri, por kur shteti e bën për të rritur të ardhurat, po ta bësh si po ndodh me 4 hidrocentralel është e gabuar. Shqiptarët jo vetëm humbasin 20 milionë dollarë, por nga ky lloj privatizimi thellohet borxhi.
 

“Sot gjendemi me 280 milionë dollarë borxh. Apo privatizimi i Albetrolit, ju siguroj se asnjë shtet që kanjë pasuri të tillë sic është nafta nuk ka nxjerrë në treg të drejtën e vet, kudo janë koncensionuar burime, por asgjekundi nuk janë privatizuar të drejta e shtetit mbi këto burime dhe shuma në një vit është 50 milionë dollarë. Më tej është bërë një ofertë e quajtur bombastike, s`është aspak, s`dimë asgjë lidhur me këtë ofertë. Vlera e Albetrol nuk qëndron tek asetet dhe kapitali që ka sot, dhe kështu duket se 850 milionë dollarë është një shumë bombastike, pa qenë e tillë. Privatizon të drejtën e aksesushme në Shqipëri, të ardhmen e rajonit dhe privatizon të drejtën e kërkimit në det për gjithë jetën. Dhe nëse do bëhet një llogari në 10 vite vetëm e drejta do sjellë 500 milionë dollarë pa lëvizur fare. Në 10 vite do kishim 560 milionë dollar plus atyre 500 që folëm. Sikur asgjë mos të ndodhë në Albetrol kemi 1.3 miliardë dollarë të garantuara për atë që merr Albetrol” tha ai.
 

Kryetari i PS ka shtuar më tej se te gjithë sipërmarrësit që sjanë pjesë e oborrit të Kryeministrit i kanë ndezur sinjalet e alarmit me kohë, duke akuzuar qeverinë se shqetësohet vetëm për monopolet e saj.
 

“Qeveria s`ka një strategji kombetarë të zhvillimit strategjik, por vetëm strategjinë e shfrytëzimit të ekonomisë” theksoi ai.
Lideri socialist ka shprehur shqetësimin edhe për situatën në të cilën ndodhen zonat rurale dhe gjendjen e fermerëve, ku ka garantuar dhe njëherë se me ardhjen në pushtet rilindja e fshatit do të jetë objektiv kryesor i PS.
 

“Sot Shqipëria nuk numëron as 10 ferma. Për ne socialistët s`mund të ketë asnjë shans që ekonomia do të rilindë pa rilindjen e fshatit, ne jemi të angazhuar për heqjen e aksizës së naftës, TVSH për imputet, e me radhë ,me rëndësi është se ne këto premtime s`do i lëmë në letra. Besojmë tek rilindja e fshatit si kusht i domosdoshëm për të patur një të ardhme europiane” tha Kryesocialisti.

Ndërkaq shifra alarmante ka dhënë edhe lidhur me papunësinë në vend, ku sipas Ramës papunësia në Shqipëri është në vlerën e 50%. Ai vlerësoi se nuk bëhet fjalë një zgjedhje mes dy personash dhe partish, është zgjedhje mes dy të ardhmesh, mes dy botësh. Sipas tij, shqiptarët duhet të zgjedhin se ne çfarë bote duan të jetojnë, në një botë ku familja jonë do të jetë në BE, jo vetëm në letra, por ne standartet e të jetuarit, apo në një botë fotografish të të parëve të tyre me partnerët, me miqtë, deklarata dhe prononcimesh për progres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›