E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste e Shqipërisë, anëtare PES. Rama, në Presidencë

Partia Socialiste e Shqipërisë zgjidhet anëtare e PES. Partia e Socialistëve Europianë zgjedh Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, anëtar të Presidencës së PES.

PRAGE - Sot në Pragë, Kongresi i Partive Socialiste asocoi Partinë Socialiste në familjen evropiane socialiste. "Socialistët europianë besojmë se Partia Socialiste e Shqipërisë është një anëtar i ri i fortë dhe i rëndësishëm për familjen tonë. Ka shumë gjëra që duhen bërë në vitet që do të vijnë. Na duhet të përmirësojmë më tej jetën e qytetarëve tanë në të gjithë Europën, e sidomos në vendin tuaj", u shpreh ne fjalen e tij, Martin Schultz, Kryetar i Grupit Socialist në Parlamentin Europian.

"Ajo për të cilën ne kemi nevojë është demokracia, drejtësia sociale dhe respekti për shtetin ligjor, parime këto të rëndësishme sidomos për Shqipërinë në këto momente. Ndaj më lejoni t'ju uroj më të mirat të dashur miq, shokë e shoqe në Shqipëri, urimet më të mira Edi Ramës, kryetarit të Partisë Socialiste dhe gjithë anëtarëve të kësaj partie që luftojnë sot për parimet tona të përbashkëta: demokracinë, drejtësinë sociale dhe shtetin ligjor", vijoi ai.


Më poshtë konferenca për shtyp që dha në Pragë Kryetari i PS, Edi Rama pas zgjedhjes së PSSH si anëtare e PES:

Ky është një moment historik për Partinë Socialiste, është moment historik për gjithë socialistët dhe progresistët shqiptar, sepse ne sot jemi anëtarë me të drejtë vote të Partisë Socialiste Evropiane. Pra PSSH është integruar në BE, duke u bërë pjesë e PES, me të drejtë vote, me përfaqësi në Kongresin dhe Presidencën e saj.

Unë jam sot shumë krenar që ne kemi paskëtaj, jo vetëm të drejtën, por edhe të gjitha mundësitë që të ngremë zërin dhe të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet në këtë strukturë të socialistëve dhe progresistëve evropian, që ka zëdhënësit e vet në Parlamentin Evropian dhe mishëron idealet e këtij shekulli, duke përfaqësuar të gjitha Partitë Socialiste dhe progresistë të BE, dhe duke pasur në përbërjen e saj të gjithë liderët socialist dhe progresist që kanë drejtuar, drejtojnë dhe do të drejtojnë vendet e BE, dhe që sjellin në këtë parti eksperiencën e jashtëzakonshme dhe fuqinë e jashtëzakonshme të së majtës evropiane.

PSE është shprehur qartë në mbështetje të PSSH, në mbështetje të kërkesave tona legjitime, për të bërë transparencën e plotë të procesit elektoral të 28 qershorit, në mbështetje të një hetimi të thellë dhe të plotë parlamentar, duke filluar nga transparenca e kutive të votimit. Është shumë e rëndësishme sot, që socialistët dhe progresistët shqiptar kanë marrë këtë mbështetje dhe duke filluar nga sot ne jemi pjesë e kësaj Partie Socialiste të evropianëve në gjithë hapësirën e BE, e cila mbron të drejtat tona, e cila është avokate e lirive dhe njëkohësisht të gjitha të drejtave ligjore, kushtetuese, qytetare të të gjithë atyre që e përbëjnë këtë forcë të madhe.

Po ashtu, unë jam shumë krenar, sepse sot ne kemi marrë edhe një mbështetje të plotë edhe nga PSE, për qëndrimin tonë lidhur me domosdoshmërinë që procesi i liberalizimit të vizave të përshpejtohet në nivelin e BE dhe që Shqipëria e shqiptarët të mos paguajnë asnjë kosto për një proces politik të mbërthyer nga një ngërç i madh, që është marrë peng nga pushteti i Sali Berishës, por përkundrazi të lëvizin lirisht një orë e më parë si gjithë të tjerët në Ballkan, kur për fat të keq ne kemi mbetur të fundit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›