E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Socialiste fiton 22-vjetorinpas fitores së zgjedhjeve

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO TIRANE- Festa për 22-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste do të zhvillohet në mbrëmjen e 1 Korrikut në ambientet e Hotel “Sheraton”. Pas fitores së Aleancës për Shqipërinë Europiane, Partia Socialiste së bashku me skuadrën e Rilindjes, aleatët e saj historikë dhe aleancën strategjike me LSI, do të organizojë festën me mbi 250 të ftuar, diplomat të akredituar në Tiranë, si dhe përfaqësues të mediave.
 
Të ftuarit do të mblidhen në orën 19.00 në “Sheraton” në një festë që pritet të jetë madhështore. Kreu i kësaj partie, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Basha, ju uron mirëseardhjen të ftuarve në festën e ditëlindjes së 22-të të PS, si dhe do mabjë fjalën përshëndetëse.
 
Festës edhe për këtë vit do t’i mungojë kryetari i parë i saj, Fatos Nano , i cili është shprehur se nuk ka marrëdhënie midis tij dhe Ramës, si dhe e ka cilësuar këtë festën e fundit të Kreut, Rama në PS.
 
Por sigurisht që në të do të jetë aleati strategjik, Ilir Meta. Festës nuk do t’i mungojë as torta e përvitshme e ditëlindjes me numrin 22.
 
Partia Socialiste nuk e ka organizuar festën për 22- vjetorin e themelimit të saj në 12 qershor, pasi kjo datë e gjeti këtë parti në fushatë elektorale, ndërsa kreu i PS Edi Rama atë ditë gjendej në Dibër në takime elektorale.
 
Megjithatë nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama uroi gëzuar të gjithë socialistët përmes një postimi në blogun e tij, me titull “Krenar për PS”.
 
Në këtë postim Rama kërkoi nga socialistët që të festojnë aty ku ndodhen, në fushën e betejës zgjedhore. “Le të urojmë njëri-tjetrin thjeshtë Gëzuar!”, shkruan kryesocialisti, ndërsa premtoi se festën tradicionale të kësaj ditëlindjeje do ta bënte pas zgjedhjeve, nëse fitojnë. Ky është viti i parë që PS nuk organizon festën e themelimit në datën historike të saj.
 
Partia Socialiste u krijua më 12 qershorin e vitit 1991 në Kongresin e Dhjetë të Partisë së Punës së Shqipërisë. PPSH fitoi zgjedhjet e 31 marsit të vitit 1991, të parat zgjedhje pas rrëzimit të sistemit diktatorial në vend dhe ky kongres shërbeu për marrjen e masave radikale që do ta shkëpusnin atë nga trashëgimia “hoxhiste”.
 
Përveç ndryshimit të emrit nga PPSH në PSSH, ky Kongres miratoi dhe një sërë dokumentesh të tjerë reformues.
 
Festa e fundit e PS, e qershorit 2012, pas zgjedhjeve vendore, u zhvillua në prezencë të pak themeluesve të saj dhe në prani të një numri të madh të anëtarësisë së FRESSH-it të riorganizuar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›