E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia Socialiste i nis me kushte bisedimet e saj me mazhorancën për komisionin parlamentar Ad Hock për zgjedhjet

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ka kërkuar nga mazhoranca që Partia Socialiste të kryesojë komisionin parlamentar Ad hoc për zgjedhjet. Në emër të PS-së, Xhafaj është shprehur i vendosur se nuk do të pranonin një komisioni parlamentar me dy kryetar, ashtu siç është propozuar nga mazhoranca në pushtet. "Qeveria administron procesin e zgjedhjeve dhe ne duhet të kryesojmë komisionin"-theksoi Xhafaj për mediat, teksa po dërgonte në Gjykatën Kushtetuese ankesën për ligjin e dosjeve. Komisioni parlamentar i posaçëm për procesin zgjedhor u propozuara nga kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një konference për shtyp. Ide e cila u mirëprit nga partia në pushtet, por çështja e kryetarin mban peng këtë komision, i cili do të verifikonte mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke nisur që me shpërndarjen e kartave të identitetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›