E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë shtyn shqyrtimin e çështjes "Basha"

Procesi gjyqësor në ngarkim të ministrit të Punëve të Jashtme Lulzim Basha është shtyrë sërish sot në Gjykatën e Lartë. Vendimi nga trupi gjykues ka ardhur pasi kërkesës së ministrit Basha, që seanca të shtyhet për një herë tjetër, për shkak të një angazhimit zyrtar të planifikuar jashtë vendit. Kërkesa është pranuar nga gjyqtarët, duke vendosur qe seanca e radhës të zhvillohet më 27 shkurt. Kolegji penal në Gjykatën e Lartë, do të njihte Bashën me akuzat që rëndojnë ndaj tij, nëse seanca do të zhvillohej. Është hera e parë që Gjykata e Lartë shqyrton çështjen në ngarkim të një ministri. Ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha akuzohet se në bashkëpunim me ish-drejtorin juridik të këtij dikasteri ka abuzuar me fondet e lëvruara për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e Durrës-Kukës. Sipas akuzës dëmi i shkaktuar shtetit, llogaritet të kapë shifrën e 230 milionë eurove. Basha dhe Toma do të përgjigjen në gjykatën e Lartë për akuzat e "shpërdorimit të detyrës" dhe "shkeljes së barazisë në tendera". Për abuzime me fondet u hetuan dhe ish-zv/ministri i Transporteve Armand Teliti dhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraçi. Por për mungesë provash dhe faktesh prokuroria e pushoi akuzën ndaj tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›