Digjet në shtëpi një 80 vjeçar nga Shkodra
Një moshuar nga qyteti i Shkodrës, ka humbur jetën nga rënia e një zjarri në banesën e tij. Ngjarja e rëndë ku humbi jetën 80-vjeçari Prek Gjeloshi, ndodhi në lagjen Gjuhadol të qytetit më të madh verior. Burimet policore nga vendngjarja bëjnë të ditur se zjarri ka rënë rreth orës 19:00, ndërkohë që në banesën e 80-vjeçarit nuk ka qenë asnjë njeri për ta shpëtuar nga flakët që kishin përpirë të gjithë banesën. Pas hetimeve paraprake, policia konstatoi se shkak i zjarrit ka qenë një qark i shkurtër elektrik. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe zjarrfikëset të cilat nuk kanë mundur të shpëtojnë të moshuarin, me një fund tragjik.
...