Partia Socialiste krijon Bordin e Ekonomisë
Ky bord do të ketë në përbërje specialistë të ekonomisë dhe do të drejtohet nga ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani. Kreu i PS-së, Edi Rama deklaroi se besueshmëria në shifrat zyrtare ka rënë, pasi sipas tij, ato po tjetërsohen.
“Ekonomia aktuale ka mungesë të plotë të transparencës. Qytetarët po ndjejnë rrënimin ekonomik, pasi pushteti vendor ka rënie me 42% të të ardhurave, kurse me 10% kanë rënie të ardhurat tatimore”, u shpreh Rama.
Pas Ramës, fjalën në takimin e krijimit të Bordit të Ekonomisë në PS e mbajti edhe deputeti Ilir Beqja. Sipas Beqjas, institucioni i statistikave në vend, INSTAT po shpërdoron detyrën, ndaj lindi nevoja e krijimit të Bordit të Ekonomisë në Partinë Socialiste.