E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Sallmone, rrezikohen banesat përreth

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë një depozite karburanti në zonën e Sallmones.

Situata është e rënduar pasi një nga depozitat e naftës të karburantit ka shpërthyer, dhe zjarri ka mbuluar pikën e karburantit.

Flakët janë duke u përhapur pasi nafta është shpërndarë në të gjithë ambjentin përreth karburantit dhe nëpër kanalizime.

Nga zjarri rrezikohen edhe disa banesa të cilët ndodhen pranë depozitës së karburantit.

Në vendngjarje ndodhen 6 makina zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Policia ka mbyllur bizneset që ndodhen rreh vatrës së zjarrit dhe po evakuon banorët e zonës.

Nuk dihet ende se kush janë shkaqet e por dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuarnga një shkëndijë e kabllove elektrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›